Politika

Meta: SHBA, mbështetje të pakursyer proceseve euro-atlantike të Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti në takim lamtumire Ambasadorin e SHBA, Alexander Arvizu

Kryetari-i-Kuvendit-Ilir-Meta-priti-ne-takim-lamtumire-Ambasadorin-e-SHBA-Alexander-ArvizuKryetari i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh sot se, SHBA ka dhënë mbështetje të pakursyer për progresin e proceseve euro-atlantike të Shqipërisë.

Gjatë një takimi lamtumire me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Alexander Arvizu, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta vlerësoi kontributin e Ambasadorit Arvizu gjatë mandatit të tij 4-vjeçar në Shqipëri dhe shprehu mirënjohjen për përkushtimin personal dhe për kontributin e tij në shërbim të forcimit të aleancës strategjike mes Shqipërisë dhe SHBA.

Njëkohësisht, Meta shprehu mirënjohjen e Kuvendit të Shqipërisë për miqësinë e popullit amerikan ndaj popullit shqiptar dhe për mbështetjen e pakursyer të SHBA-së ndaj progresit të proceseve euro-atlantike të Shqipërisë.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti ne takim lamtumire Ambasadorin e SHBA Alexander Arvizu

Ambasadori i SHBA-së, Alexander Arvizu shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin me autoritetet shqiptare gjatë këtyre viteve dhe vlerësoi miqësinë dhe bashkëpunimin që SHBA kanë gjetur tek një aleat si Shqipëria.

Në këtë drejtim, Ambasadori Arvizu  vuri në dukje se pesha e Shqipërisë në rajon dhe në botë ka ardhur duke u rritur dhe theksoi se e ardhmja e vendit mbështetet fort në avancimin e procesit të integrimit evropian dhe në forcimin e rolit të tij aktiv në NATO.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti ne takim lamtumire Ambasadorin e SHBA Alexander Arvizu

Kryetari i Kuvendit, Meta i uroi suksese Ambasadorit Arvizu në vazhdimësinë e karrierës së tij diplomatike dhe nënvizoi se shqiptarët e vlerësojnë përkrahjen dhe mbështetjen e rëndësishme të miqve tanë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button