Meta takohet me Müller: Shqipëria, partner i rëndësishëm i BB-së
Kreu i Kuvendit Ilir Meta është takuar me zv. Presidentin e Bankës Botërore për Europën Qëndrore dhe Rajonin e Azisë, Cyril Müller. Ata diskutuan mbi ecurinë e projekteve ekzistuese në fusha të ndryshme ekonomike.
Z. Meta vlerësoi bashkëpunimin që ekziston mes Kuvendit dhe Bankës Botërore duke u ndalur veçanërisht tek projektet i BB për Parlamentet. “Pala shqiptare vlerëson rritjen e bashkëpunimit mes stafit të Kuvendit dhe atij të Bankës Botërore sa i përket rritjes së transparencës, llogaridhënies dhe bashkëpunimit me publikun”, është shprehur Meta.
Kreu i Kuvendit nënvizoi nevojën për thellimin e reformave në sektorët më të ndjeshëm të ekonomisë së vendit. “Shqipëria një partner i rëndësishëm i BB-së. Shqipëria partner i cili ka shënuar progres të qenësishëm gjatë viteve të fundit”, është shprehur Müller.