Politika

Meta takon kryebashkiakun e Palermos, dakortësi për projekte të përbashkëta

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe kryetari i Bashkisë së Palermos, Leoluca Orlando gjatë një takimi të premten në Tiranë, ranë dakord për forcimin e bashkëpunimit dhe hartimin e projekteve të përbashkëta ekonomike, turistike dhe kulturore.
Duke shprehur ndjenjat më të ngrohta të miqësisë së popullit shqiptar për Siçilinë dhe popullin e saj mik, kryetari i Kuvendit u shpreh se ekziston një lidhje e fortë historike e miqësie mes dy popujve, e cila përforcohet edhe përmes prezencës së fshatrave arbëreshe në Siçili, lidhje e cila duhet materializuar në projekte konkrete bashkëpunimi e investimi për të ardhmen.
Kryebashkiaku i Palermos, Leoluca Orlando shprehu kënaqësinë e kësaj vizite të parë në Shqipëri dhe i përcolli kryetarit Meta përshëndetjet më të përzemërta të Komunës së Palermos si dhe të Shoqatës së Komunave Siçiliane. Orlando vuri në dukje se shqiptarët kanë një domethënie të veçantë për popullin siçilian falë lidhjeve historike.
Z. Meta dhe z. Orlando ranë dakord për forcimin e bashkëpunimit dhe hartimin e projekteve të përbashkëta ekonomike, turistike dhe kulturore mes Siçilisë dhe Shqipërisë në kuadër të bashkëpunimit të shkëlqyer italo-shqiptar por edhe në kuadër të prioriteteve zhvillimore të hapësirës mesdhetare.
Gjatë ditë së sotme kryeparlamentari u takua dhe me Presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, Tadateru Konoe, të cilin e falënderoi për kontributin e jashtëzakonshëm të Kryqit të Kuq në Shqipëri në vite.
Z. Meta duke vlerësuar misionin fisnik dhe punën e jashtëzakonshme të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në botë, vuri në dukje se Kuvendi inkurajon rolin aktiv të organizatës në mbështetje të çështjeve humanitare që kërkojnë vëmendje në Shqipëri e në rajon.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button