☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 28 July 2026
S&P 500 7,435 ▲0.29%
DOW 52,786 ▲1.1%
NASDAQ 24,892 ▼0.16%
NAFTA 78.95 ▼4.43%
ARI 4,024 ▼1.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $63,768 ▼ -1.93% ETH $1,919 ▼ -1.71% XRP $1.0611 ▼ -3% SOL $74.2200 ▼ -2.19%
S&P 500 7,435 ▲0.29 % DOW 52,786 ▲1.1 % NASDAQ 24,892 ▼0.16 % NAFTA 78.95 ▼4.43 % ARI 4,024 ▼1.31 % S&P 500 7,435 ▲0.29 % DOW 52,786 ▲1.1 % NASDAQ 24,892 ▼0.16 % NAFTA 78.95 ▼4.43 % ARI 4,024 ▼1.31 %
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057
28 Jul 2026
Breaking
Politika

Meta takon Sekretarin e Përgjithshëm të OKB: Shqipëria, rol konstruktiv në rajon

Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u takua edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, zoti António Guterres.
Presidenti Meta e siguroi Sekretarin e Përgjithshëm Guterres se Shqipëria i mbetet besnike parimeve themelore të Organizatës dhe mbështet diplomacinë parandaluese në dobi të paqes, sigurisë, zhvillimit të qendrueshëm ekonomik dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Presidenti Meta, nënvizoi qëllimin kombëtar të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE dhe rëndësinë që i gjithë rajoni, në frymën e integrimit të tij europian, të forcojë bashkëpunimin rajonal.

“Shqipëria, – nënvizoi Presidenti Meta, “po luan një rol të rëndësishëm konstruktiv në rajon dhe ambicja e saj për të qenë anëtare e Këshillit të Sigurimit për vitet 2022-2023 do të jetë vazhdimësi e kontributit të saj në interes të paqes e sigurisë rajonale e globale dhe një zë përfaqësues i rajonit tonë në këtë organizatë të rëndësishme”.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm Guterres, e vlerësoi rolin shumë të rëndësishëm të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe e siguroi Presidentin Meta për mbështetjen e projekteve zhvillimore në Shqipëri dhe në rajon.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.