Meta uron homologun e ri kosovar: Kuvendi rol kyç në forcimin e institucioneve
Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar kreun e sapozgjedhur të Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli. Meta u ka uruar suksese të gjithë parlamentarëve të rinj të Kosovës në rolin e tyre për forcimin e institucioneve demokratike të vendit.
“Suksese z.Veseli në detyrën e re dhe urime të gjithë parlamentarëve të Kosovës gjatë kësaj legjislature. Kuvendi i Shqipërisë është përkrah Kuvendit të Kosovës në rrugëtimin evropian të përbashkët. Të gatshëm të thellojmë me tej bashkëpunimin tonë. Kuvendi i Kosovës rol kyç në forcimin e institucioneve demokratike të vendit”, është shprehur Meta në mesazhin e tij të urimit.
Ai ka thënë më tej se e mirëpret kreun e ri të kuvendit të Kosovës në Tiranë. “Mirëpres z. Veseli në Tiranë së shpejti. Shqipëria mbështet avancimin e Kosovës drejt së ardhmes evropiane pa humbur kohë”, u shpreh kreu i kuvendit, Ilir Meta.