☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,637 ▼ -1.54% ETH $2,216 ▼ -0.83% XRP $1.3284 ▼ -1.39% SOL $82.3300 ▼ -2.11%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Meta:Përgjegjshmëri dhe etikë e re në parlament

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në 95 vjetorin e krijimit të parlamentit të parë shqiptar bëri thirrje për më shumë bashkëpunim mes forcave politike në përballimin e sfidave në interes të qytetarëve. Meta vlerësoi rolin e Kuvendit në rritjen e imazhit të Shqipërisë, ndërsa kërkoi nga parlamentarët që të ngrihen në nivelin e përgjegjësive që kërkon sot vendi.
95-vjetori-i-parlamentit-2Foto-AKryetari Meta theksoi rolin e rëndësishëm që deputetët sallën e parlamentit ta vënë në funksion të interesit qytetar dhe ‘jo ta shfrytëzojnë për lojëra meskine të ditës dhe për të prodhuar lajme që nuk zgjasin më shumë se disa minuta’.
“Kërkohet përgjegjshmëri dhe një etikë e re parlamentare dhe për këtë kemi bashkëpunuar me OSBE-në dhe institucione ndërkombëtare. Bashkë me gjithë grupet parlamentare do të nënshkruhet një dokument për një etikë të re parlamentare, që fjala në parlamentin e Shqipërisë të ketë peshë dhe vlera e të mos keqpërdoret, se në fund të fundit çdo deputet që është atje(në parlament) nuk përfaqëson vetveten, por mijëra qytetarë, të cilët presin zgjidhje për probleme të rëndësishme. Por, dhe kur nuk presin zgjidhje, të paktën nuk presin të dëgjojnë gjëra që janë të papranueshme”, u shpreh kryetari i Kuvendit.
95 vjetori i parlamentit (3) e re“Duke u kthyer pas në kohë, 95 vjet më parë, atëhere kur fatet e Shqipërisë ishin në diskutim si asnjëherë këta njerëz të jashtëzakonshëm gjetën forca e u rritën mbi interesat e tyre, duke u bashkuar në emër të ndërgjegjes kombëtare”, tha Meta.
“Ne, sot na duhet të bëjmë disa gjëra të tjera që janë më lehta, por të domosdoshme, në mënyrë që imazhi i Shqipërisë të rritet në botë dhe për këtë pa dyshim ka një rol tërësor Kuvendi”, u shpreh kreu i parlamentit.
Deklaratat e z. Meta u bënë sot gjatë veprimtarisë “95 vjet parlamenti i parë shqiptar”, e organizuar nga Kuvendi në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave.

1 Koment

  • Krimineli 27 March 2015, 23:17

    Deputetet nuk prodhojne lajme qe zgjasin si thot ky zotriu ,,,vetem pak minuta,,.Parlamenti ka punen qe duhet zbatuar. e sa per krimet dhe korrupcionin qe ndodhe te politikanet shqipetare ,kjo nuk eshte ,,vetem pak minuta,, por do behet edhe Standard ne politiken shqipetare qe te çrrenjoset Krimi dhe korrupsioni ne politiken shqipetare dhe te gjithe ata qe kane nje doze te kesaje nuk kann vend ne politiken shqipetare qe synon edhe EU.Te gjithe ata qe lehtesisht munde te kontrollohen qe para ca viteve kishin nje garsonjere e sot fshehin pasuri te pa tundshme te vjedhur nga prone shoqerore dhe Konto te fshehta jashte vendit.Te gjithe ata qe hapin goje e mundohen te shesin dushk per gogla.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.