☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 10 July 2026
S&P 500 7,565 ▲0.29%
DOW 52,632 ▲0.28%
NASDAQ 26,267 ▲0.23%
NAFTA 71.17 ▼1.26%
ARI 4,118 ▼0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $64,051 ▲ +2.2% ETH $1,794 ▲ +3.24% XRP $1.1032 ▲ +1.31% SOL $77.9500 ▲ +0.4%
S&P 500 7,565 ▲0.29 % DOW 52,632 ▲0.28 % NASDAQ 26,267 ▲0.23 % NAFTA 71.17 ▼1.26 % ARI 4,118 ▼0.55 % S&P 500 7,565 ▲0.29 % DOW 52,632 ▲0.28 % NASDAQ 26,267 ▲0.23 % NAFTA 71.17 ▼1.26 % ARI 4,118 ▼0.55 %
EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199
10 Jul 2026
Breaking
Bota

METEO – Evropa nën kërcënimin e zjarreve masive pas valëve ekstreme të të nxehtit

– Valët e fundit të temperaturave ekstreme kanë tharë sipërfaqe të mëdha në Evropë, duke rritur ndjeshëm rrezikun për zjarre masive në disa vende të kontinentit, shkruan BBC.

Temperaturat rekord, mungesa e reshjeve dhe thatësira e zgjatur, kanë krijuar kushte ideale për përhapjen e shpejtë të flakëve, duke vënë në alarm autoritetet dhe shërbimet e emergjencës.

Në Spanjë, një zjarr i fuqishëm pranë Los Gallardos, në provincën e Almerías, ka shkaktuar 12 viktima, ndërsa 23 persona rezultojnë ende të zhdukur.

Qindra banorë janë evakuuar, ndërsa qindra zjarrfikës dhe ekipe të emergjencës, po përpiqen të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit.

Trupat e viktimave u gjetën pranë fshatit të vogël Bédar, një zonë me një numër të lartë banorësh britanikë.

Sipas të dhënave zyrtare, nga rreth 1 000 banorë të fshatit, afro gjysma janë shtetas britanikë, duke ngritur shqetësime se disa prej personave të zhdukur, mund të jenë britanikë.

Kryebashkiaku i qytetit fqinj Antas, deklaroi se zjarri është “pak a shumë nën kontroll”, por paralajmëroi se situata mund të përkeqësohet nëse erërat forcohen sërish.

Agjencia Meteorologjike e Spanjës ka paralajmëruar se rreziku nga zjarret mbetet “shumë i lartë ose ekstrem” në pjesën më të madhe të vendit, duke u bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal.

Temperaturat e larta, që në disa zona kanë arritur rreth 42 gradë Celsius, kanë shkaktuar një seri zjarresh edhe në vende të tjera të Evropës Jugore.

Në Francën jugore, mijëra persona janë detyruar të evakuohen për shkak të një zjarri të madh, ndërsa në Spanjën veriore më shumë se 2 200 hektarë të rezervatit natyror Les Gavarres janë shkatërruar nga flakët.

Sipas shërbimit klimatik evropian “Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike i Kopernikut”, Evropa është kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë, me një ritëm rreth dy herë më të lartë se mesatarja globale.

Rritja e temperaturave po sjell valë më të shpeshta të të nxehtit, thatësira më të gjata dhe zjarre pyjore më intensive. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.