Ekonomia

MF- Kontrolli i brendshëm do të mbikëqyret nga një bord

Në ministrinë e Financave do të ngrihet bordi i kontrollit të brendshëm financiar publik, me detyrën e mbikëqyrjes së çështjeve që lidhen me menaxhimin financiar dhe kontrollin e auditimin e brendshëm. Auditi i brendshëm do të prodhojë një raport vjetor të ngjashëm me atë të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe do të mbikëqyret nga ky bord i posaçëm.

Ministria-e-financave-484x350-13Ky është një nga propozimet në ligjin “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” që ka mbërritur në Kuvend për shqyrtimin në komisionet parlamentare. Konkretisht, neni 28 kërkon që në Ministrinë e Financave të ngrihet bordi i kontrollit të brendshëm financiar publik, me detyrën e mbikëqyrjes së çështjeve që lidhen me menaxhimin financiar dhe kontrollin e auditimin e brendshëm, në sektorin publik. Ky bord përbëhet nga ministri i Financave, në cilësinë e kryetarit, nëpunësi i parë autorizues, drejtuesi i strukturës përgjegjëse për kontrollin e brendshëm financiar publik, drejtuesi i strukturës përgjegjëse të buxhetit, tre anëtarë të emëruar nga ministri i Financave, me përvojë në fushën e menaxhimit financiar dhe kontrollit dhe në fushën e auditimit.

Bordi shqyrton nevojën për miratimin e legjislacionit shtesë apo për përmirësimin e kuadrit rregullator të kontrollit të brendshëm financiar publik. Gjithashtu, ky forum diskuton rreth raportit vjetor për kontrollin e brendshëm financiar publik para se të miratohet nga ministri i Financave. Ky ligj ndryshon për herë të parë që në vitin 2010, kur u hartua nga ministria e Financave, në kuadrin e projektit të binjakëzimit për zhvillimin e kontrollit të brendshëm financiar publik me zyrën kombëtare të auditimit të Anglisë dhe Ministrinë e Financave Polake, të financuar nga BE-ja. Ligji bazohet në modelin COSO (Komiteti i Standardeve të Organizatave) dhe praktikat më të mira të EU-së dhe përcakton kërkesat minimale për mirëqeverisjen në të gjitha njësitë e sektorit publik të Republikës së Shqipërisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button