Ekonomia

MF u heq të drejtën importuesve që të diktojnë çmimet fundore të karburanteve

Ministria e Financave ka shfuqizuar udhëzimin, i cili përcaktonte skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, por edhe vendosjen e çmimit në tregun e karburanteve.

0701-KARBURANTINë udhëzimin shoqërues të ligjit të ri për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Ministria e Financave vendos të hapë tregun duke ja hequr të drejtën importuesve të mëdhenj që të diktojnë çmimet fundore të karburanteve edhe për pikat me pakicë.

Një udhëzimi i tillë u vendos në vitin 2008, nga qeveria e mëparshme, me argumentin për të shmangur evazionin në tregun e karburanteve, por edhe për të lehtësuar mbledhjen e TVSH-së. Por kjo skemë kufizoi konkurrencën, pasi çmimin final në treg e përcaktonin vetëm disa kompani importuese. Ndërsa pikat me pakicë nuk konkurronin, pasi ishin të detyruara të shisnin me çmimet e diktuara nga importuesit.

Lidhur me këtë të martën reagoi edhe kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erjon Braçe.

Në një postim në rrjetin social ‘facebook’, Braçe tha se “sot së gjithë ‘analistët’ e ‘oligopolit’, përfshirë dhe atë të Qikagos kanë pranuar të flasin qartë për konkurenëcn e munguar në pjesën e poshtme të tregut, në shitjen me pakicë të naftës dhe benzinës. Kanë pranuar që një udhëzim i Bodes në 2008 ka krijuar mundësi për këtë!! Japin për herë të parë edhe lajmin që ky udhëzim është shfuqizuar vetëm dje!!”., shkruan Braçe.
Vendimi i ministrisë së Financave erdhi pas debateve të shumta në ditët e fundit, kohë në të cilën çmimet e karburanteve në tregun e brendshëm nuk po reflektonin sa duhej uljen në bursë. Sipas ekspertëve, çmimi i naftës në tregun vendas nuk po reflektonte rënien e çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar edhe për shkak të udhëzimit të vitit 2008. Ministria e Financave, me shfuqizimin e udhëzimit, u heq importuesve të mëdhenj të drejtën që të vendosin çmimin final të karburantit në treg, i cili tashmë do të përcaktohet përmes konkurrencës mes pikave të pakicës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button