☁️
Tiranë 7°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 99.01 ▲0.79%
ARI 4,374 ▼4.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $68,234 ▼ -1.56% ETH $2,060 ▼ -2.05% XRP $1.3855 ▼ -2.11% SOL $86.6900 ▼ -1.7%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 99.01 ▲0.79 % ARI 4,374 ▼4.4 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 99.01 ▲0.79 % ARI 4,374 ▼4.4 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Politika

MI: Dhënia e statusit duhet përthyer në një miratim të axhendës së reformave

Gjoshaaa-525x350Statusi i vendit kandidat është një hap i qartë përpara në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe BE, që reflekton progresin që vendi ka bërë në integrimin Evropian dhe në zbatimin e reformave.

Ministria e Integrimit Evropian vlerëson se për Shqipërinë, dhënia e statusit kandidat duhet përthyer në një miratim të axhendës së reformave: Shqipërisë i duhet të vazhdojë të punojë për përmbushjen e 5 prioriteteve, përkatësisht reformën në drejtësi dhe administratën publike, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe të drejtat e njeriut, sikurse është theksuar në përfundimet e Këshillit në Dhjetor 2013. Dialogu politik do të vazhdojë të jetë i rëndësishëm. Ai duhet të jetë konstruktiv dhe i qëndrueshëm në mënyrë që ndërmarrja e reformave të konsolidohet.

Marrja e statusit kandidat nuk do të thotë automatikisht që Shqipëria do të hapë negociatat për anëtarësim. Ky është një hap tjetër, i shkëputur, që do të pasojë fazën aktuale në procesin e integrimit dhe për të cilin do të duhet më shumë progres në 5 prioritetet që BE kërkohen të përmbushen nga Shqipëria.

Çfarë do të thotë në praktikë statusi kandidat?

Të jesh vend kandidat për në BE, ka një sërë detyrimesh për Shqipërinë. Statusi i vendit kandidat është një sinjal i rëndësishëm politik për Shqipërinë dhe qytetarët Shqiptare, që tregon se vendi po lëviz në fazën tjetër të procesit të integrimit Evropian. Nga pikëpamja ekonomike, statusi kandidat do të inkurajojë investimet e huaja direkte dhe do të çojë në krijimin e më shumë vendeve të punës.

Të qenurit vend me status kandidat, nënkupton thellimin e marrëdhënieve Shqipëri-BE dhe çuarjen e tyre në një nivel tjetër: Shqipëria do të marrë që këtej e tutje ftesa për të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit, që janë të hapura për vendet kandidate. Aksesi dhe bashkëpunimi me agjensitë dhe institucionet e BE do të jetë më i thjeshtë. Psh. Shqipëria do të mund të marrë pjesë si vëzhgues, në Agjensinë e Të Drejtave Themelore. Gjatë kësaj kohe mund të ngrihen Komisione të përbashkëta midis Shqipërisë dhe Komitetit të Rajoneve (Committee of Regions) si edhe Komitetit për Çështjet Ekonomike e Sociale.

Si një vend kandidat për në BE, Shqipëria do të vazhdojë të përfitojë nga fondet e Bashkimit Evropian nëpërmjet instrumentit të Asistencës së Para-Aderimit (IPA), me ndihmën e te cilave, Shqipëria do të vazhdojë të ndërmarrë reforma dhe investime strategjike, duke vazhduar të përfitojë nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian.

Rruga në vazhdim

Komisioni Evropian do të vazhdojë të punojë ngushtësisht me Shqipërinë për ta mbështetur në ndërmarrjen e reformave dhe për ta përgatitur për hapin tjetër të radhës në integrimin Evropian, në hapjen e negociatave. Hapja e negociatave do të varet nga reformat dhe treguesit konkrete e të qëndrueshëm në Shqipëri. Ndërmarrja e këtij hapi, do të kërkojë përsëri miratimin e gjithë vendeve anëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.