Mickoski në mbrëmjen gala të Këshillit Shqiptaro-Amerikan: Shqiptarët dhe maqedonasit jetojnë në paqe, jemi një familje
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, vlerësoi bashkëjetesën mes shqiptarëve, maqedonasve dhe komuniteteve të tjera gjatë fjalimit në mbrëmjen gala të Këshillit për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane në Nju Jork.
Ai tha se ndihej i mirëpritur mes komunitetit shqiptar dhe shprehu bindjen se bashkëjetesa paqësore në vendin e tij do të vazhdojë.
“Vij nga një vend me shumë etni dhe besime, ku maqedonasit, shqiptarët dhe të tjerët, të krishterët dhe myslimanët, jetojnë pranë njëri-tjetrit në paqe, unitet dhe kohezion. Jam krenar për këtë”, u shpreh Mickoski.
Sipas tij, qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike apo fetare, kontribuojnë për vendin me të njëjtin përkushtim që tregojnë për familjet e tyre. “Ne jemi një familje e madhe”, tha ai.
Mickoski u ndal edhe te lidhjet infrastrukturore në rajon, duke theksuar rëndësinë e rrugëve, hekurudhave dhe projekteve energjetike që lidhin Adriatikun me Detin e Zi dhe Ballkanin me Europën Qendrore.
Ai i cilësoi këto investime të rëndësishme për NATO-n dhe si një alternativë ndaj pranisë energjetike ruse në rajon.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.