🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 25 Shtator 2026
S&P 500 7,742 ▲0.49%
DOW 51,755 ▲0.79%
NASDAQ 27,092 ▲0.57%
NAFTA 92.27 ▼2.47%
ARI 4,326 ▲0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $83,866 ▼ -0.46% ETH $2,687 ▲ +0.31% XRP $1.5650 ▲ +1.9% SOL $120.7800 ▲ +3.36%
S&P 500 7,742 ▲0.49 % DOW 51,755 ▲0.79 % NASDAQ 27,092 ▲0.57 % NAFTA 92.27 ▼2.47 % ARI 4,326 ▲0.64 % S&P 500 7,742 ▲0.49 % DOW 51,755 ▲0.79 % NASDAQ 27,092 ▲0.57 % NAFTA 92.27 ▼2.47 % ARI 4,326 ▲0.64 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
25 Sht 2026
Breaking
Kronika

“Na sulmojnë përmes medias sociale”, Rama: Nuk jam avokat për t’i mbyllur ato

Gjatë mbrëmjes gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane në New York, kryeministri Edi Rama deklaroi se shoqëria po përballet me një “barbari” dixhitale, ku sulmet kibernetike dhe përmbajtjet në rrjetet sociale po ndikojnë drejtpërdrejt te të rinjtë.

Pavarësisht kritikave ndaj ndikimit negativ të platformave, Rama sqaroi se nuk po kërkon apo propozon mbylljen e medieve sociale, ndonëse sipas tij mbrojtja e fëmijëve mbetet një shqetësim i madh.

“Na sulmojnë duke u përzier me trurin e të rinjve tanë çdo orë përmes telefonit celular, përmes medias sociale. E di, zoti e bekoftë Amendamentin e Parë, por në qoftë se Amendamenti i Parë ka për qëllim të lejojë çdo lloj mbeturine e plere, ndjesë, nuk po jetojmë më civilizimin ku arsimi më i mirë, ku sjellja më e mirë, ku mënyra më e mirë e komunikimit mes njerëzve është zhvilluar. Po jetojmë barbarinë. Ne mund t’u bëjmë të njëjtën gjë armiqve tanë, sepse ata i kanë mbrojtur, kanë vënë mbrojtje për njerëzit e tyre. Ne nuk mundemi të shkojmë dhe të përzihemi me mendjen e fëmijëve kinez sepse janë të mbrojtur dhe nuk po bëhem avokat, apo nuk po them që jam avokat për t’i mbyllur mediat sociale”, u shpreh Rama.

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.