☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 09 September 2026
S&P 500 7,646 ▼0.36%
DOW 52,468 ▼0.6%
NASDAQ 26,268 ▼0.58%
NAFTA 96.37 ▲3.59%
ARI 4,447 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $78,547 ▲ +0.13% ETH $2,482 ▼ -0.1% XRP $1.4144 ▼ -0.9% SOL $103.1900 ▼ -0.1%
S&P 500 7,646 ▼0.36 % DOW 52,468 ▼0.6 % NASDAQ 26,268 ▼0.58 % NAFTA 96.37 ▲3.59 % ARI 4,447 ▲0.19 % S&P 500 7,646 ▼0.36 % DOW 52,468 ▼0.6 % NASDAQ 26,268 ▼0.58 % NAFTA 96.37 ▲3.59 % ARI 4,447 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
09 Sep 2026
Breaking
Maqedonia

Mickoski: Për ngjarjet kulturore dhe argëtuese kemi shpenzuar 0 denarë

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski vlerësoi se Maqedonia ka pasur “verë historike për t’u mbajtur mend” me performanca të një numri të madh yjesh muzikorë botërorë dhe vendorë në disa qytete të vendit, duke pohuar se për organizimin e këtyre ngjarjeve nuk janë shpenzuar mjete buxhetore.

Ai i përmendi koncertet në Manastir, Strumicë dhe Shkup, karvanin “Silno svetnal den”, koncertin e José Carreras, si dhe performancën e mbrëmshme të David Guetta në Stadiumin Qendror, ku, sipas Mickoskit, kanë qenë të pranishëm rreth 50 mijë njerëz.

“Treguam se si shtet dimë, mundemi dhe jemi të aftë të bëjmë diçka botërore, e që të ndodhë këtu në Maqedoni”, tha Mickoski, duke falënderuar qytetarët dhe të gjithë ata që morën pjesë në organizim.

Kryeministri iu referua edhe kritikave dhe spekulimeve për sa kanë kushtuar koncertet dhe manifestimet e tjera.

“Kam një lajm të keq për të gjithë ata që spekuluan, kundërshtuan, shpifën dhe plasuan informacione të rreme. Buxhetin të gjitha këto ngjarje e kanë kushtuar zero denarë. Lirisht mund të kontrolloni në ‘Financat e hapura’”, deklaroi Mickoski.

Sipas tij, të gjitha ngjarjet janë organizuar me mbështetjen e kompanive me përgjegjësi shoqërore, pa shpenzim të parave shtetërore.

“Janë shpenzuar zero denarë mjete buxhetore për organizimin e të gjitha këtyre ngjarjeve, e megjithatë patëm një verë të paharrueshme”, shtoi kryeministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.