Maqedonia

Mickovski: Populli tha “Stop” per marreveshjen

 Qytetarët të cilët votuan kundër dhe qytetarët të cilët abstenuan nga votimi sot e dhanë mesazhin më të fuqishëm “Kjo është Maqedonia, këtu jetojnë maqedonas, identiteti ynë është maqedonas, gjuha jonë është maqedonase, paraardhësit tanë kanë qenë maqedonas dhe të tillë do të jenë edhe gjeneratat tona”, porositi lideri i VMRO-DPMNE-së në konferencën e sotme për shtyp.

Ai vlerësoi se referendumi është thellë jo i suksesshëm dhe se politika e Zoran Zaevit dhe Qeveria e tij dështuan. “Numri i atyre që abstenuan dhe votuan kundër është më i madh në mënyrë drastike nga ata që e mbështetën Marrëveshjen. Populli tregoi këmbëngulje, demokraci dhe ndërgjegje patriotike”, tha Mickovski.

Vlerësoi se popullin nuk ka arritur ta shkelin as shantazhet, kërcënimet, thirrjet e drejtorëve të institucioneve, listat e përgatitura… Shtoi se në të ardhmen ndokush do të përgjigjet sepse shtabi i LSDM-së i ka numrat e anëtarëve të VMRO-DPMNE-së dhe ka tentuar përmes mesazheve dhe gjoja të dërguara nga VMRO-DPMNE-ja të dalin në votim. Sipas Mickovskit, dikush do të përgjigjet edhe për mbushjen e kutive në Saraj dhe Strugë, ku në zgjedhjet e fundit jehona ishte 45 për qind, ndërsa tani 95 për qind.

“Sot pothuajse 1,2 milionë njerëz thanë se janë kundër Marrëveshjes, por edhe se janë për BE dhe NATO. Këta njerëz e duan Maqedoninë evropiane, por janë kundër Marrëveshjes për ndryshimin e emrit”, tha Mickovski.

I pyetur nëse do të pranojë zgjedhje të parakohshme parlamentare, Mickovski tha se Zaev nuk duhet të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare, por se më mirë për të do të ishte të përgatitet për pension politik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button