☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.44 ▼4.23%
ARI 4,544 ▲3.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,404 ▲ +0.13% ETH $2,187 ▲ +1.07% XRP $1.4199 ▼ -0.08% SOL $92.5200 ▲ +0.48%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.44 ▼4.23 % ARI 4,544 ▲3.22 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.44 ▼4.23 % ARI 4,544 ▲3.22 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Europa

Milano, kush është 20-vjeçari që plagosi me thikë tre policë në stacion

I lindur në Itali 20 vjet më parë nga baba tunizian dhe nënë italiane, me disa precedentë penalë, mes të cilëve njëri për drogë. Është ky identikiti i Ismail Tommaso Ben Yousef Hosni, italo-tuniziani, i cili të enjten plagosi me thikë një agjent të policisë dhe dy ushtarakë në stacionin qendror të Milanos.

Raportohet se i riu ka qenë një hajdut rrugësh, frekuentues i përhershëm i stacionit milanez. Para se të mbërrinte në stacion, që e kishte kthyer si shtëpinë e tij të dytë, 20-vjeçari jetonte me babanë dhe nënën, të dy sipas shtypit italian me precedentë.

I ati ka qenë i arrestuar në të shkuarën për përdhunim, dëmtim të pronës, vjedhje dhe shantazh, ndërsa nëna, ka qenë e dënuar me 8 vjet burg me akuzën për dhunë private, keqtrajtim dhe akte seksuale me minorenë, të kryer mes vitit 1999 dhe 2006. Në 2015-ën familja e tij është transferuar nga Pulja, vendi i origjinës së gruas, në Milano, në një lagje periferike, por problematike sa i takon shpërndarjes së drogës.

“I riu nuk rezultonte në listën e anti-terrorit si ndonjë simpatizant i ISIS-it. Hetuesit, të cilët duan të kuptojnë qëllimin e agresionit, kanë vënë re se si në kohët e fundit 20-vjeçari kishte rritur mjekrën, një shenjë ndoshta që mund ta afronte me radikalizmin”, – shkruan “Corriere della Sera”.

Por në profilin e tij në “Facebook”, Hosni kishte postuar një video të ISIS-it. Përkthimi në arabisht i komentit të të riut që shoqëron materialin, është: “Himni më i bukur i Shtetit islamik që kam dëgjuar ndonjëherë në jetën time”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.