Milatoviq në Nju-Jork takoi Guterresin: vlerësohet rruga evropiane e Malit të Zi
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së u pajtua se "historia e suksesshme" e Malit të Zi në procesin e anëtarësimit do të ishte mesazh i rëndësishëm edhe për BE-në.
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, u takua në Nju-Jork me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara.
Guterresi vlerësoi transformimin që Mali i Zi arriti në dy dekadat pas rivendosjes së pavarësisë, si dhe rolin e tij në bashkëpunimin rajonal dhe përparimin e bërë në rrugën evropiane. Sekretari i Përgjithshëm u pajtua se “historia e suksesshme” e Malit të Zi në procesin e anëtarësimit do të ishte mesazh i rëndësishëm si për Malin e Zi, ashtu edhe për Bashkimin Evropian.

Në 20-vjetorin e pranimit të Malit të Zi në OKB, presidenti Milatoviq theksoi se sistemi i Kombeve të Bashkuara ka qenë partner i rëndësishëm në zhvillimin e vendit dhe në forcimin e institucioneve demokratike.
Temë qendrore e bisedimeve ishte edhe e ardhmja e OKB-së përballë luftërave, ndasive gjeopolitike dhe krizave globale. Milatoviq theksoi nevojën për një “multilateralizëm efikas” dhe mbështeti reformën e Këshillit të Sigurimit, përfshirë zgjerimin e përbërjes së tij.
Në takim u diskutua gjithashtu procesi i zgjedhjes së sekretarit të ri të përgjithshëm, i cili do të pasojë Antonio Guterresin pas përfundimit të mandatit të tij.
Burimi: Vijesti



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.