⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 08 Tetor 2026
S&P 500 7,802 ▼0.22%
DOW 51,180 ▼0.66%
NASDAQ 27,539 ▼0.22%
NAFTA 90.50 ▲2.51%
ARI 4,140 ▼0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $82,668 ▼ -1.98% ETH $2,561 ▼ -2.32% XRP $1.4011 ▼ -5.08% SOL $114.9100 ▼ -3.46%
S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 90.50 ▲2.51 % ARI 4,140 ▼0.01 % S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 90.50 ▲2.51 % ARI 4,140 ▼0.01 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Kosova

Minatorët mbetën për disa orë të bllokuar, reagon Sindikata: Kemi alarmuar tash e sa kohë për gjendjen e rënduar dhe mungesën e investimeve

Pas ngujimit për disa orë të minatorëve pas një defekti që pësoi trafoja kryesore në minierë, reagon Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës.

Sipas reagimit thuhet se sindikata vazhdimisht po alarmon për gjendjen e rënduar dhe mungesën e investimeve, të cilat po rrezikojnë drejtpërdrejt jetën dhe shëndetin e minatorëve.

“Sot tashmë po vërtetohet ajo që kemi theksuar prej kohësh. Gjendja në minierë është shqetësuese dhe kërkon veprim urgjent. Trepça ka nevojë të menjëhershme për investime serioze në pajisje dhe kushte pune. Me pajisje të vjetra dhe mungesë mirëmbajtjeje nuk mund të ketë zhvillim, por vetëm rritje të rrezikut. Është e domosdoshme që institucionet përgjegjëse të marrin masa konkrete për të parandaluar më të keqen”, thuhet në reagim.

Nga Sindikata po ashtu tha se: “Shpresojmë që të mos kemi pasoja në jetë njerëzish, sepse çdo vonesë në reagim mund të kushtojë shtrenjtë. Siguria e minatorëve duhet të jetë prioritet absolut”. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.