Politika
Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Italisë dhe Serbisë takohen sot në Romë
Ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Italisë dhe Serbisë do të takohen sot në Romë për të marrë pjesë në takimin trepalësh, të organizuar nga ministri italian Paolo Gentiloni.
Ky takim zhvillohet në funksion të stabilitetit në rajonin e Ballkanit dhe është propozuar në korrik të 2014 nga ish-ministrja, Federica Mogherini, gjatë vizitës që zhvilloi në Tiranë.
Gjatë konferencës së përbashkët me homologun e saj në Tiranë, Mogherini deklaroi se ky takim do të kishte për qëllim nisjen e një dialogu trepalësh midis Italisë, Shqipërisë dhe Serbisë për të kontribuar më tej në rritjen e stabilitetit në rajon.