☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 07 August 2026
S&P 500 7,710 ▼0.18%
DOW 53,885 ▼0.85%
NASDAQ 26,348 ▼0.06%
NAFTA 77.99 ▲0.91%
ARI 4,308 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
₿ CRYPTO
BTC $64,378 ▼ -0.31% ETH $1,903 ▲ +0.29% XRP $1.0310 ▼ -1.58% SOL $72.7300 ▼ -1.1%
S&P 500 7,710 ▼0.18 % DOW 53,885 ▼0.85 % NASDAQ 26,348 ▼0.06 % NAFTA 77.99 ▲0.91 % ARI 4,308 ▲0.2 % S&P 500 7,710 ▼0.18 % DOW 53,885 ▼0.85 % NASDAQ 26,348 ▼0.06 % NAFTA 77.99 ▲0.91 % ARI 4,308 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
07 Aug 2026
Breaking
Bota

Ministrat evropianë do të diskutojnë dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendrat e vendeve të treta

Alain Berset, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës ka deklaruar se ministrat evropianë do të diskutojnë këtë javë planet për të dërguar mijëra azilkërkues të refuzuar në qendrat e vendeve të treat.

Ai tha se diskutimet rreth largimit të njerëzve që kanë mbërritur në Evropë me rrugë të parregullta do të zhvillohen në një nivel shumëpalësh në një takim në Moldavi të premten.

Ministrat pritet gjithashtu të njoftojnë një deklaratë politike që do të njohë të drejtat e vendeve për të kontrolluar kufijtë e tyre pas pretendimeve se ligjet e të drejtave të njeriut kanë penguar largimin e kriminelëve të huaj dhe azilkërkuesve të padëshiruar.

Ka pasur kërkesa nga disa ministra të brendshëm, përfshirë sekretaren e brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, Shabana Mahmood, për ndryshime në interpretimin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ).

Lëvizjet e planifikuara do të alarmojnë organizatat e të drejtave të njeriut në Mbretërinë e Bashkuar. Azilkërkuesit ia dolën mbanë të sfidonin me sukses planet e qeverisë konservatore për t’i larguar ata në qendrën e vendit të tretë, Ruandën, duke përdorur GJEDNJ-në.

Organizatat e refugjatëve kanë thënë se minimi i konventës rrezikon të dobësojë mbrojtjen për grupet më vulnerabël të shoqërisë, përfshirë ata që ikin nga lufta dhe persekutimi.

Berset këmbënguli se është e rëndësishme që emigrantët e larguar nga “toka evropiane” të mbroheshin ende nga KEDNJ-ja.

“Kemi të bëjmë me qenie njerëzore në tokën evropiane. Kjo do të thotë që [ata] mbrohen gjithashtu nga gjykata evropiane, konventa evropiane e të drejtave të njeriut. Kjo është vendimtare. Sigurisht, kushtet në vende janë të rëndësishme”, tha ai.

Statistikat nga Eurostat, zyra statistikore e BE-së, tregojnë se gjatë shtatë viteve deri në vitin 2023, midis 450,000 dhe 500,000 shtetasve të vendeve të treta iu urdhërua të largoheshin nga BE çdo vit, por më pak se gjysma e tyre e bënë këtë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.