☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,549 ▼ -1.69% ETH $2,213 ▼ -1.22% XRP $1.3290 ▼ -1.49% SOL $82.2500 ▼ -2.47%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Ministri Ahmetaj në hapjen zyrtare e panairit “Blej Shqip”, takon kryetarin e Prishtinës

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes të Republikës së Shqipërisë, Arben Ahmetaj, në festën e Pavarësisë shqiptare, bëri hapjen zyrtare të panairit “Blej Shqip” në Prishtinë, bashkë me kryetarin e komunës së kryeqytetit të Kosovës, Shpend Ahmeti, me të cilin fillimisht kishin një takim të veçantë, ku u diskutua për të gjitha mundësitë e bashkëpunimeve.

Ministri-Arben-Ahmetaj-Prishtine-Foto-ATSH-Behlul-Jashari-2Në këtë takim, ku ishte edhe ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi, kryetari Prishtinës foli edhe për idenë e ndarjes së një trullai nga komuna e kryeqytetit për Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë.Ministri Arben Ahmetaj-Prishtine Foto ATSH Behlul Jashari-1

Ministri Ahmetaj ka uruar festën e përbashkët të Flamurit, duke theksuar se është kënaqësi e veçantë që këtë ditë të 28 Nëntorit e kalon në Prishtinë dhe me hapjen e panairit “Blej Shqip”.

Ministri Arben Ahmetaj-Prishtine Foto ATSH Behlul Jashari-6Si në Shqipëri, në Kosovë sot vazhdojnë festimet për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, të 102 vjetorit, dhe Ditën e Flamurit Kombëtar, të nisura dje me ngritjen e flamujve kuqezi, koncerte dhe veprimtari tjera.

Në panairin e organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria Shqiptare e Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes marrin pjesë më shumë se 100 kompani shqiptare nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

Në mbrëmjen e sotme, Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, ambasadori Qemal Minxhozi, organizon pritjen koktej me rastin e 102 vjetorit të ngritjes së Flamurit në Vlorë. Pritja mbahet në Emerald Hotel, në Prishtinë.

Pasdite në Muzeun Shtetëror të Kosovës, në kryeqytet, hapet ekspozita me mbi 100 artefakte “Qëndresa heroike e Jasharëve për liri, rast unik në historinë botërore”, e familjes nga Prekazi të sakrificës së tre brezave në epopenë e marsit 1998, për liri dhe pavarësi.Ministri Arben Ahmetaj-Prishtine Foto ATSH Behlul Jashari-8

“Ky eveniment bëhet me rastin e Festave Kombëtare të Nëntorit, që koinçidon me datëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljen publike të UÇK-së në skenë”, theksohet në ftesën për ekspozitën.

Në Kosovë,  28 Nëntori, edhe si Ditë e Pavarësisë së Shqipërisë edhe si Ditë e Flamurit,  festohet tradicionalisht, festohej edhe kur ishte e ndaluar dhe komunikimet si komb ishin shumë të vështira dhe me rreziqe, me sakrifica, me kufirin e hekurt që ndante. Kosova është e lirë prej 15 vitesh, nga qershori 1999, e pavarur më shumë se 6 vite, nga 17 shkurti 2008, e njohur deri tash nga 108 shtete anëtare të OKB-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.