Bota

Ministri Çelik në Londër: Turqia duhet të forcojë sistemin e mbrojtjes ajrore

Ministri turk për Çështjet e Bashkimit Evropian dhe Kryenegociatori Ömer Çelik, tha se disa vende aleate të cilat nuk janë ndalur së dhëni armë për organizatën terroriste PKK/PYD, flasin për zbatimin e embargos së armëve ndaj Turqisë.

Në një fjalim të mbajtur në ditën e dytë të takimeve në Londër gjatë një pritjeje të organizuar në Ambasadën e Turqisë në Londër, Çelik ka kritikuar faktin që disa vende aleate flasin për zbatimin e embargos së armëve ndaj Turqisë.

“Disa nga aleatët tanë me të cilët ne luftojmë së bashku kundër terrorizmit, sot flasin për zbatimin e embargos së armëve ndaj Turqisë. Ndërkohë që ato nuk ndalen nga dhënia e armëve për organizatën terroriste PYD e cila kërcënon Turqinë që është një aleat i NATO-s. A mund ta mendoni se ata që flasin për zbatimin e embargos së armëve ndaj nesh, janë ata që i japin armë një organizate terroriste”, deklaroi Çelik.

Ai tha se nuk është i shqetësuar për këtë çështje Çelik.

“Republika e Turqisë është një shtet i madh, ofron siguri në të gjitha kushtet, nuk bie në dobësi. Turqia në luftën kundër DEASH-it e vetme ka arritur suksesin të cilin nuk kanë mundur ta arrijë koalicioni i 55 vendeve. Një muaj pas tentativës për grusht shteti, ushtria jonë hyri në Siri dhe pastroi kufijtë e Turqisë nga DEASH-i”, tha Çelik.

Sipas tij, pastrimi i kufijve të Turqisë nga organizata terroriste DEASH në të njëjtën kohë nënkupton edhe pastrimin e kufijve të NATO-s dhe Evropës nga DEASH. Çelik tha se Turqia në këtë drejtim do të vazhdojë punimet e saj.

Ai duke folur për pozitën e Britanisë së Madhe ndaj aleancës së bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit tha se “Cili është qëndrimi i drejtë? Qëndrimi i drejtë është qëndrimi i Britanisë. Si një aleat i NATO-s ajo takohet me aleatë të NATO-s, mbështet zhvillimin për avionin kombëtar luftarak dhe në çështjen e industrisë së mbrojtjes tregohet e gatshme për zhvillimin e më shumë projekteve për sigurinë tonë të përbashkët”.

Sistemi S-400

Duke theksuar edhe sistemin raketor S-400 që Turqia ka planifikuar ta blejë nga Rusia, ministri Çelik ka vënë theksin se Turqia duhet të forcojë sistemin e mbrojtjes ajrore kundër këcënimeve që vijnë nga Siria dhe Iraku. “Mos vallë ndonjë aleat i NATO-s na tha se ‘dëshirojmë të ndihmojmë në zhvillimin e sistemit tuaj të mbrojtjes ajrore‘ dhe ne nuk e pranuam?”, tha ai.

“Përse nuk kritikohet Greqia që ka raketa S-300 dhe kritikohet çështja jonë për të patur sistemin raketor S-400?”, parashtroi pyetjen Çelik. Ai më tej u shpreh se “Kapaciteti i sigurisë së Turqisë nënkupton kapacitetin e sigurisë së NATO-s, Evropës dhe të aleatëve tanë. Kjo si e tillë duhet të kuptohet”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button