Ministri Hoxha pas takimit me Kurtin: Diskutuam çuarjen përpara të projekteve me rëndësi strategjike dhe kombëtare
Ministri i për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka deklaruar se në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti është diskutuar ecuria e marrëdhënieve dypalëshe dhe theksuan nevojën për hapa konkretë e praktikë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Të dyja palët vlerësuan se niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve politike duhet të shoqërohet me rezultate edhe më të prekshme në fusha me interes të drejtpërdrejtë për qytetarët tanë”, thuhet në deklaratë.
Në këtë kuadër, u vu theksi te avancimi i projekteve me rëndësi strategjike dhe kombëtare, duke filluar nga: Hekurudha Kuq e Zi, zhvillimi i korridoreve energjetike, korridoret e transportit dhe forcimi i bashkëpunimit në arsim, kulturë, shkencë, siguri, mbrojtje dhe diplomaci
“Analizuam ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe u ndalëm veçanërisht te nevoja për ndërmarrjen e hapave konkretë dhe praktikë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Vlerësuam se niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve politike duhet të shoqërohet me rezultate edhe më të prekshme në fusha me interes të drejtpërdrejtë për qytetarët tanë.
Në këtë kuadër, theksuam nevojën për të çuar përpara projekte me rëndësi strategjike dhe kombëtare, duke filluar nga Hekurudha Kuq e Zi dhe zhvillimi i korridoreve energjetike e të transportit, deri te forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në arsim, kulturë, shkencë, siguri, mbrojtje dhe diplomaci”, shkruan Hoxha.
Gjithashtu, Hoxha shkruan më tej se “riafirmova mbështetjen e plotë dhe të gjithanshme të Shqipërisë për Republikën e #Kosovës në çdo aspekt që kontribuon në forcimin e demokracisë, shtetit të së drejtës, institucioneve dhe subjektivitetit të saj ndërkombëtar.”
“Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë krah Kosovës, me përkushtim, solidaritet dhe vizion afatgjatë, si në planin dypalësh ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, duke mbështetur përpjekjet e saj për konsolidimin e mëtejshëm të shtetit në interesin e drejtpërdrejtë të të gjithë qytetarëve të saj, një investim i rëndësishëm për forcimin e stabilitetit, sigurisë dhe bashkëpunimit në mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thekson Hoxha.
📍Prishtinë – Takim i hapur, vëllazëror dhe po aq përmbajtësor me #Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.🇦🇱🇽🇰Analizuam ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe u ndalëm veçanërisht te nevoja për ndërmarrjen e hapave konkretë dhe praktikë për thellimin e mëtejshëm… pic.twitter.com/n1FhPVR8IE




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.