Ministri Hoxha: Zgjerimi i BE-së jo thjesht një politikë, por domosdoshmëri strategjike për një Evropë më të fortë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në ceremoninë e shfaqjes së filmit “The EUkrainian”, të organizuar në “Shtëpinë e Europës” nga Ambasada e Suedisë në Tiranë.
Ky film sipas Ministrit reflekton një histori të fuqishme mbi vendosmërinë, guximin dhe qëndrueshmërinë e popullit ukrainas, por edhe një rrëfim njerëzor mbi përpjekjet e vazhdueshme për ta afruar Ukrainën me Bashkimin Evropian, me synimin e anëtarësimit.
Ministri Hoxha theksoi se “ky aktivitet shërbeu si një tjetër kujtesë për faktin se zgjerimi i BE-së nuk është thjesht një politikë, por një domosdoshmëri strategjike për paqen, sigurinë dhe një Evropë më të fortë”.
Postimi i Ministrit Hoxha në X:
Kënaqësi të merrja pjesë në shfaqjen e filmit “The EUkrainian”, të organizuar në “Shtëpinë e Europës” nga Ambasada e Suedisë në Tiranë.
Një histori e fuqishme mbi vendosmërinë, guximin dhe qëndrueshmërinë, por edhe një rrëfim thellësisht njerëzor mbi përpjekjet e vazhdueshme për ta afruar Ukrainën me Bashkimin Evropian, me synimin e anëtarësimit.
Ky aktivitet shërbeu si një tjetër kujtesë për rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme dhe të palëkundur për Ukrainën, një angazhim që #Shqipëria e mban plotësisht, si dhe për faktin se zgjerimi i BE-së nuk është thjesht një politikë, por një domosdoshmëri strategjike për paqen, sigurinë dhe një #Evropë më të fortë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.