Ministri i brendshëm austriak në Tiranë, ministri shqiptar: Lufta kundër kanabisit ka arritur majat, asnjë gomone me drogë nuk është kapur në Itali
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me ministrin e Brendshëm austriak Karl Nehamher. Çuçi tha se Shqipëria është një partner i besueshëm s i përket fushës së sigurisë
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka zhvilluar një takim mëngjesin e sotëm me ministrin Federal të Punëve të Brendshme të Austrisë Karl Nehammer, ku kanë dhënë edhe një deklaratë për mediat. Ministri Çuçi u shpreh se u diskutua për projektet e së ardhme që kanë të bëjnë me sigurimin e kufijve të Austrisë dhe të BE për të mbrojtur nga emigracioni i jashtëligjshëm.
‘Besoj se sot policia shqiptare për sa i takon fushës së sigurisë është një partner i besueshëm i gjithë vendeve Europiane. Kemi operacione të përbashkëta me policinë europiane, gjermane, austriake e me më shumë se 10 vende konkrete për të luftuar emigracionin e jashtëligjshëm.’- tha Çuçi.
Sa i takon vrasjes së efektivit një ditë më parë, Çuçi tha nuk komentoi gjatë dhe tha se lufta kundër kanabisit ka kapur majat. Interesit të gazetarëve, nëse SHÇBA ka nisur hetimet për veprimet e efektivëve para dhe pas vrasjes së nënkomisarit, Saimir Hoxha, Çuçi nuk u përgjigj dhe shtoi se SHÇBA po bën punën e saj para ligjit dhe se mos të merren me këtë çështje sot, pasi do të përcjellin ‘Dëshmorin e Atdheut.
’SHÇBA bën punën e saj para ligjit, mos merruni me këtë çështje, sot do të përcjellim Dëshmorin e Atdheut. E keni gabim, statistika ka, botohen çdo muaj. Kemi statistikat që publikohen periodikisht bashkë me partnerët tanë. Lufta kundër fenomenit të kultivimit të kanabisit ka shënuar majën, e tregojnë shumë këtë. Së pari numri i tregtarëve e parcelave të asgjësuara, e dyta presioni që është ngritur dhe nga trafikantët në lidhje me mungesën në treg të këtij produkti narkotik, janë dhe të dhëna, asnjë gomone e kapur në Itali, sivjet, të kapur me kanabis, nga forcat italiane, vetëm ne e kemi kapur. Rritja e çmimit po ashtu. Ky fenomen është zvogëluar, dhe besoj do të jetë një ndër vitet më të suksesshëm të luftës ndaj trafikut e luftës kundër kanabisit’- tha Çuçi.
Nga ana tjetër ministri i Brendshëm i Austrisë i shprehur ngushëllimet familjes së nënkomisarit të ndjerë Saimir Hoxhës. Nehammer tha ato folën për bashkëpunimin policor dhe luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, ndërkohë që theksoi se vendi ynë është një partner i rëndësishëm strategjik.
‘Patëm biseda shumë të frytshme me njëri-tjetrin. Duan t’i shpreh ngushëllimet familjes së policit të vrarë dje, dhe po i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Ministri i Brendshëm më informoi për ngjarjen dje. Ne folëm për bashkëpunimi policor. Ramë dakord për projekte të përbashkëta. Ramë dakord dhe për programet e trajtimit për njësitë speciale. Një forcim të bashkëpunimit me luftën e përbashkët për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin. Ne në këtë kuadër Shqipëria është një partner i rëndësishëm strategjik, i gëzohemi edhe pjesëmarrjes së Shqipërisë në luftën kundër emigracionit të paligjshëm, i gëzohemi një bashkëpunimi dhe fushe të përbashkët.’- tha ai.