Bota

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi, marrëdhëniet Kinë-SHBA: Respekti i ndërsjellë, bashkëjetesa paqësore dhe bashkëpunimi me përfitime të përbashkëta

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi mbajti të enjten një fjalim në selinë e përgjithshme të Shoqatës Aziatike në Nju-Jork lidhur me marrëdhëniet kino-amerikane.

Wang u shpreh se presidenti kinez Xi Jinping ka dhënë një përgjigje të qartë për rrugën e duhur të zhvillimit të marrëdhënieve kino-amerikane, që është respekti i ndërsjellë, bashkëjetesa paqësore dhe bashkëpunimi me përfitime të përbashkëta. Këto tre parime janë përfundime të rëndësishme të nxjerra gjatë mbi gjysmë shekulli marrëdhënie ndërmj:et të dy vendeve dhe janë gjithashtu mënyra e duhur e komunikimit të fuqive të mëdha me njëra-tjetrën në këtë epokë.

Kryediplomati  theksoi gjithashtu se problemi i Tajvanit është një çështje me interes thelbësor për Kinën dhe që parimi i “Një Kine” përbën themelin politik të marrëdhënieve kino-amerikane. Tajvani është pjesë e territorit kinez dhe nuk ka qenë kurrë një vend. “Ne do të përpiqemi për realizimin e ribashkimit paqësor me sinqeritetin dhe përpjekjet më të mëdha, por nuk do të lejojmë asnjë veprimtari që synon përçarjen,” tha ai.

Wang Yi ndodhet në Nju-Jork për të marrë pjesë në debatin e përgjithshëm të sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe në veprimtari të tjera përkatëse.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button