Maqedonia
Ministri i punëve të brendshme të Republikës Çeke viziton Maqedoninë
Sot do ta vizitoj Maqedoninë ministri i punëve të brendshme të Republikës Çeke, Milan Chovanec, i cili do të pritet nga homologu i tij maqedonas, Oliver Spaskovski.
Arsyeja e vizitës së ministrit Chovanec është kriza e refugjatëve. Ai bashkë me homologun e tij, Spasovksi, do të vizitojnë vendpranimin e refugjatëve në Gjevgjeli, ‘’Vinojug’’.
Gjithashtu, ministri çek do t’i vizitoj edhe policët çek të cilët janë vendosur në kufirin jugor të Maqedonisë me Greqinë, të cilët asistojnë policinë e Maqedonisë për mbikëqyrje të kufirit dhe menaxhim të fluksit të refugjatëve.