☁️
Tiranë 9°C · Vranët 09 April 2026
S&P 500 6,828 ▲0.66%
DOW 48,239 ▲0.69%
NASDAQ 22,820 ▲0.82%
NAFTA 98.94 ▲4.8%
ARI 4,796 ▲0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $72,188 ▲ +1.22% ETH $2,219 ▲ +0.58% XRP $1.3576 ▲ +0.67% SOL $84.1100 ▲ +1.33%
S&P 500 6,828 ▲0.66 % DOW 48,239 ▲0.69 % NASDAQ 22,820 ▲0.82 % NAFTA 98.94 ▲4.8 % ARI 4,796 ▲0.4 % S&P 500 6,828 ▲0.66 % DOW 48,239 ▲0.69 % NASDAQ 22,820 ▲0.82 % NAFTA 98.94 ▲4.8 % ARI 4,796 ▲0.4 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kosova

Ministri Konjufca në OKB: Serbia po pengon normalizimin e marrëdhënieve, duhet të përballet me realitetin dhe…

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, i ka bërë thirrje Serbisë që të pranojë realitetin dhe të njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Konjufca theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe fqinjësore, por sipas tij, pengesa kryesore në këtë proces vazhdon të jetë Serbia.

“Kosova mbetet e gatshme të normalizojë marrëdhëniet ndërshtetërore dhe fqinjësore, megjithatë pengesë ndaj paqes dhe normalizimit të marrëdhënieve mbetet Serbia që as nuk është e interesuar t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën e as të hyjë në BE,” ka deklaruar ai.

Ai i bëri thirrje Beogradit që të ballafaqohet me realitetin dhe të njohë Kosovën, duke shtuar se veprimet e Serbisë po mbajnë peng të gjithë rajonin.

Në fjalën e tij, Konjufca akuzoi Beograd për ndërhyrje në proceset demokratike në Kosovë, përfshirë përpjekjet për të ndikuar në zgjedhje përmes mbështetjes së Lista Serbe.

“Beogradi ka vazhduar të luajë rolin e vet destruktiv duke u përpjekur të ndërhyjë në zgjedhje, duke synuar ta reflektojë drejtimin e vet përmes një partie në pushtet. Ne kemi penguar ndërhyrje të tilla të huaja dhe kemi arritur të ruajmë dinjitetin e institucioneve tona demokratike,” është shprehur ai.

Konjufca përfundoi duke theksuar se pavarësisht sfidave, Kosova do të vazhdojë të mbrojë rendin demokratik dhe sovranitetin e saj.

The post Ministri Konjufca në OKB: Serbia po pengon normalizimin e marrëdhënieve, duhet të përballet me realitetin dhe… appeared first on Sot News | Lajme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.