Parlamentare

Ministri Tahiri: Ligji për armët nuk liberalizon, por kufizon radikalisht të drejtën për të mbajtur armë

0602-Ministri-i-Brendshem-Saimir-Tahiri-gjate-seances-plenare-ne-Kuvend-Foto-Albert-Myftaraj-565x350Kuvendi i Shqipërisë po diskuton projektiligjin e propozuar nga Ministria e Brednshme “për përdorimin e armëve”, që rregullon pronësinë e armëve, pasi deri më sot ato ishin ekskluzivisht shtetërore, ndërsa me miratimin e nismës së re, pronar do të jetë subjekti që e blen armën.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, nga foltorja e kuvendit tha se ky ligj nuk liberalizon të drejtën për të mbajtur armë, por kufizon në mënyrë radikale të drejtën për të mbajtur armën e zjarrit, duke iu përgjigjur kështu akuzave të deputetëve të Partisë Demokratike, se ligji liberalizon të drejtën e mbajtjes së armëve.

“Edhe ligji për armët dhe ligji për përdorimin e armëve nuk liberalizon, kufizon në mënyrë radikale mbajtjen e armës. Dje deputeti, gjykatësi mbante armë, sot kjo nuk do ndodh më. Nuk ka nevojë deputeti e gjyqtari apo komunari për armë, është shteti që ia garanton jetën atij. Ne besojmë se jeta e qytetarëve është e shtrenjtë”, tha Tahiri.

Ne, shtoi ai, nuk e hartuam vetë këtë pr/ligj, por e shkruajtëm së bashku me ekspertë të BE-së dhe PAMECA-s, të cilët janë bashkëautorë të këtij ligji. “Ne liberalizojmë të drejtën e pronësisë, që do të thotë që nuk është shteti që kërkon të ketë pronësinë e të gjitha armëve, por këtë ja shpërndan të gjithë atyre personave që e blejnë armën. Jo nuk liberalizojmë, ne kemi sanksionuar vetëm një gjë, që gjithëkush ka të drejtë të mbajë armë duhet të plotësojë kushte dhe kritere shumë herë më të forta se çfarë kërkonit ju. Ne kërkojmë analiza të hollësishme të gjendjes mendore të personave që duan të mbajnë armë dhe jo si ju që ja dhatë kujtdo, edhe personave me probleme mendore, nga të cilët vetëm zoti na ruajti nga një tragjedi”, theksoi Tahiri.

“Ne, duam të kontrollojmë tregun e armëve, të kontrollojmë nga vijnë, të kujt janë dhe pse vijnë. Armët do të kenë vulën e shtetit shqiptar të vendosur nga policia shqiptare dhe personi që do të bëhet pronar do të ketë të gjitha shenjat e tij unike, provën balistike, të gëzhojës si dhe do monitorohet për aftësinë e tij mendore dhe të përdorimit të armës duke ofruar kështu siguri maksimale për qytetarin”, tha Ministri i Brendshëm.

Ministri Tahiri, gjithashtu akuzoi edhe opozitën si shpërndarëse kryesore të armëve në vend. “Kryeministri juaj shpërndau armët në të gjithë vendin në 1997. Kryeministri juaj vrau 4 shtetas të pafajshëm në 21 Janar të 2011. Ishit ju që i vendosët qytetarët përball njëri tjetrit për të bërë drejtësi vetë, pasi gjyqtarët me revole në xhep nuk zgjidhnin asnjë gjë, përkundrazi e çuat drejtësinë në atë derexhe që askush më nuk ka shpresë të zgjidhi gjë nga ajo dhe KLD është bërë qesharake”, tha Tahiri.

Ministri i Brendshëm gjithashtu i quajti deklaratat e opozitës për vrasjet e biznesmenëve lot krokodili. “Sa biznesmen janë vrarë në kohën tuaj dhe sa prej tyre nuk kanë emër autori. Jeni ju dhe paaftësia juaj që nuk garantuat aspak rendin dhe sigurinë.”, përfundoi Tahiri.

Debati për ligjin e armëve nisi pas deklaratës së Ish-Ministri i Drejtësisë, aktualisht Deputet i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, i cili kërkoi të mos votohet ky ligj, pasi do të liberalizonte tregun e armëve në një vend ku shifrat e vrasjeve janë vetëm në rritje. “Kur kemi një dyfishim të vrasjeve dhe ngjarjeve të dhunës në vend, qeveria vjen dhe propozon liberalizimin e tregut të armëve, kjo nuk duhet të ndodhë”, tha Halimi.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, një nga relatoret e pr/ligjit për armët, e cila tha se “të krahasosh shifrat në kohën tonë dhe në kohën tuaj, ju e keni dyfishuar koefiçentin e krimit, këtë dhuratë na e latë ju. Ne e kemi ulur kriminalitetin në cdo cep të vendit”.

Xhemal Qefalia, Deputet i Partisë Socialiste në fjalën e tij tha se sa i takon vrasjeve jeni ju që nuk i keni vënë autorët krimeve të ndodhura në vend para drejtësisë. “Ka qenë paaftësia juaj që vrasja e deputetit Xhindi ende nuk ka një autor. Është paaaftësia juaj që vrasja e gjyqtarit në mes të Vlorës ende nuk ka ndonjë autor. Po ashtu vratë 4 të pafajshëm në 21 janar dhe nuk keni lëvizur gishtin për të dënuar autorët. Sot, unë themi se ky ligj është mjaft i rëndësishëm pasi shton kontrollin mbi armët.”, tha Qefalia.

Po ashtu gjatë seancës foli edhe Deputetja PD-së  Mesila Doda, si dhe Deputeti Strazimiri, të cilët e konsideruan ligjin një liberalizim të tregut të armëve. Por, Doda mori menjëherë përgjigjen e Ministrit të Brendshëm, me të cilin edhe replikoi.

 Ç’farë sjellë pr/ligji për armët

Pr/Ligji rregullon pronësinë e armëve, pasi deri sot ato ishin ekskluzivisht shtetërore, ndërsa me miratimin e nismës së re, pronar të jetë subjekti që e blen armën.  Hartuesit e draftit, thonë se kjo gjithësesi nuk do të thotë liberalizim i së drejtës  për të mbajtur armë, por liberalizim i së drejtës së pronësisë mbi armën.

Kështu nuk do të mund të kenë të drejta të veçanta për t’u pajisur me armë deputetët, gjyqtarët, kryetarët e Komunave apo Bashkive. Nëse ata duan të kenë një armë, duhet të plotësojnë kriteret njëlloj si të gjithë qytetarët e tjerë.

Nga ana tjetër, në projektligj janë saktësuar kriteret e pajisjes me armë që janë:
• mosha 22 vjeç
• çertifikimi mjeksor gjëndjes fizike dhe mendore
• test i përdorimit të lëndëve narkotike
• të mos ketë qënë i dënuar me vendim penal të formës së prerë
• të mos ketë qënë i evidentuar si person që ka ushtruar rezistencë të dhunshme
• të mos ketë qënë i evidentuar si person me gjakmarrje, hasmëri
• të mos jetë debitor ndaj shtetit
• të ketë dëshminë e aftësisë teorike dhe praktik për njohjen dhe përdorimin e armës (aktualisht nuk ka asnjë kriter të aftësisë, por gjithkush mund të merrte armë)

Për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjeve kriminale, armët që do të blihen nga qytetarët, do të kryejnë një qitje paraprake dhe gëzhojat do të ruhen për krahasim në një databazë të Policisë.

Në ligjin e ri është parashikuar prevalenca e fuqisë së armëve të Policisë së shtetit. Asnjë subjekt nuk mund të ketë armë me forcë të njëjtë ose më të mëdhe se Policia e Shtetit.

Për herë të parë, është futur në ligj koncepti i autorizimit të armës së ftohtë duke i dhënë fund shitjes në treg të armëve të ftohta si thika, doreza, bajoneta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button