☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 19 August 2026
S&P 500 7,692 ▼0.69%
DOW 53,343 ▼0.22%
NASDAQ 26,290 ▼1.33%
NAFTA 84.51 ▲0.54%
ARI 4,387 ▼0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,624 ▲ +0.5% ETH $1,914 ▲ +0.48% XRP $1.0001 ▼ -0.05% SOL $76.9500 ▲ +1.56%
S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.51 ▲0.54 % ARI 4,387 ▼0.76 % S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.51 ▲0.54 % ARI 4,387 ▼0.76 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
19 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Ministria e Mjedisit dhe ajo e Transportit përfitojnë më shumë nga rishikimi i buxhetit, mbi 170 milionë euro shpenzime jashtë planifikimit

Me rishikimin e ri të buxhetit, shteti do të shpenzojë 179 milionë euro më shumë se sa ishte planifikuar fillimisht. Sipas autoriteteve, fokusi ishte në investimet kapitale dhe projektet e infrastrukturës.

Të ardhurat totale rishikohen nga 374.9 në 379.2 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet rriten në 425.2 miliardë denarë. Deficiti buxhetor rritet nga 39.2 në 46.1 miliardë denarë, por mbetet në nivelin prej 4.1 për qind të Prodhimit Bruto Vendor. Pjesa më e madhe e fondeve shtesë do të shkojnë për shpenzime kapitale, të cilat rriten me 5.8 miliardë denarë dhe arrijnë në 46 miliardë denarë.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me 2.3 miliardë denarë shtesë, kryesisht për furnizimin me ujë, kanalizimet dhe infrastrukturën mjedisore dhe Ministria e Transportit me rreth 1.4 miliardë denarë, janë dikasteret që përfitojnë më së shumti.Fondet shtesë do të investohen në ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10-e, autostradës Shkup-Bllacë, hekurudhës Korridori 8, sistemeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, impianteve të trajtimit të ujit, projekteve për efikasitet energjetik, si dhe në ndërtimin dhe rindërtimin e objekteve arsimore, konvikteve studentore dhe infrastrukturës në zonat rurale.

426 milionë denarë shtesë janë siguruar edhe për Ministrinë e Arsimit, ndërsa mjete shtesë do të ketë edhe për Shëndetësinë, KSHZ-në, subvencione në bujqësi, standardet studentore dhe nxënësore, sportin dhe mbrojtjen sociale.

Financimi i deficitit buxhetor dhe detyrimeve për shlyerjen e borxhit, në një shumë totale prej 76.4 miliardë denarësh, do të sigurohet përmes huamarrjes së brendshme dhe të jashtme. Nga kjo shumë, mbi 54 miliardë denarë janë të destinuara për shërbimin e detyrimeve ndaj kreditorëve të huaj, ndërsa rreth 20 miliardë denarë janë planifikuar për shlyerjen e borxhit të brendshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.