Ministrja Ekonomi: Kushte të reja për tenderin e Spitallës. ARMO dhe Kurum mund të kthehen në bumerang
Qeveria shqiptare po tenton drejt një modeli të ri ekonomik, në fokus të së cilit qëndron nxitja e prodhimit dhe konsumit të brendshëm. Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarjes, Milva Ekonomi, në të parën intervistë televizve që prej marrjes së detyrës komentoi në emisionin “Ekopolitikë” të Aurora Sulçes raportin e fundit të INSTAT për rënien e eksporteve, duke deklaruar se kjo është shkak i ristrukturimit të ekonomisë shqiptare dhe i presionit të tregjeve botërore. Ministrja deklaroi më tej se ekonomia shqiptare nuk është në deflacion. Sipas saj, tkurrja e konsumit lidhet direkt me aksionin antiinformalitet, çfarë ka bërë që konsumatorët të kënë një lloj pasigurie emocionale për të shpenzuar, por jo mungesë parash. Për zonën e lirë ekonomike të Spitallës Ekonomi tha se do të rihapet tenderi, por kësaj herë me një ridimensionim të kushteve për hapësirën. Gjatë intervistës, ajo foli edhe për falimentin e dy kompanive të mëdha strategjike si Kurum dhe Armo. Sipas ministres, ato duhej studiuar me kujdes pasi mund të kthehet në bumerang për ekonominë.
Intervista:
Sulçe: Zona e lirë e Spitallës pati shumë problematika, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave skualifikoi dy kompanitë që ishin në garë. Do rihapet tenderi, ka një afat?
Ekonomi: Zonat ekonomike janë ato gjetjet për thithjen e investimeve të huaja. Për Spitallën që është rreth 250 hektarë, ishte një tender që filloi me paragjykime dhe u anatemua sapo nisi për kompaninë kineze. Ishte tërheqje mbrapsht nga tenderi pikërisht për këtë arsye, për të mos krijuar kaq shumë kundërshti. Nuk përfundoi gara, u quajt e pavlefshme. Reflektimi për Spitallën ishte se mbase hapësira 250 hektarë është gjithashtu një hapësirë e madhe, mbase mund të ndahet në zona më të vogla, mbase mund të ridimensionohet ajo që kërkojmë të bëjmë. Dhe duhet të thërrasim investitorë të tjerë për ta parë këtë gjë. Kompani nga të cilat ke nevojë të marrësh dhe një rekomandim nga Ambasadat që kemi këtu. Edhe në rastin e parë iu drejtuam Ambasadës kineze, por në fazën e dytë jo të parë. Këto kohë në Ministri kanë ardhur grupe investitorësh të huaj, nga Turqia, Maqedonia. Për Spitallën do të bëhet ridimensionim i kushteve për hapësirën.
Pjesë nga intervista e Ministres në “Ekopolitikë”
Sulçe:Si e keni gjetur punën dhe çfarë po ndryshoni në Ministri?
Ekonomi: Puna është e ngritur, e strukturuar, puna që ka bërë paraardhësi im është një punë që e ka vënë Ministrinë në shinat e duhura. Kam detyrën të vazhdoj ato gjëra. Ka ndryshuar një gjë, sektori i investimeve publike nuk është më pjesë e Ministrisë së Ekonomisë por Financave. Ministria ka nevojë për një rimodelim të ri, një qasje pak më studimore makro-ekonomike dhe me për njësi që të merret me lehtësimin e tregtisë. Lëvizja ka qenë e natyrshme, qeveria ka të drejtë të bëjë dhe eksperimente për hir të rezultateve. Kalimi i investimeve publike tek Ministria e Financave më duket gjë normale, ku dhe të jenë investimet publike dhe të monitorohen. Kemi dhe një organizim të ri që është Inspektoriati i Tregut që do marrë përsipër të bëjë inspektimin e tregut dhe fushën e turizmit, duhet ta kemi të ngritur brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti. Ministria e Ekonomisë është përgjegjëse për produktet jo ushqimore dhe shërbimet.
Sulçe: INSTAT raportoi rënie eksportesh, çfarë po ndodh?
Ekonomi: Po reflektojnë ndryshimet strukturore që po i bëjmë ekonomisë dhe presioni i madh që vjen nga tregjet botërore. Në ekonominë tonë po përpiqemi të krijojmë një model të ri që të nxisim prodhimin dhe konsumin e brendshëm. Ne kemi ulje të disa eksporteve por kemi rritje të disa sektorëve si ai manifrakturës, plastikës, industrinë ushqimore. Kemi ulje të mineraleve, lëndëve drusore dhe materialeve të ndërtimit. Ne eksportojmë fasonë dhe lëndë të para që po vinë në rënie. Ndërmarrjet shqiptare të vogla zënën 98% , vetëm 2% janë të mëdha. Fasotën po shkojnë drejt ndërmarrjeve të mëdha, në afatshkurtër ka për të qenë e vështirë për ta.Cikli i tyre është ndihmuar me fasalitete të rimbursimit të TVSH.
Sulçe: Taksa 1 euro, çfarë do ndodhë me restaurimin e disa objekteve shtetërore që janë premtuar por nuk janë dhënë?
Ekonomi: Do të vazhdojnë. Kemi 17 kompani që janë mbëshetur nga qeraja 1 euro dhe është proçes që vazhdon.
Sulçe: Një tjetër shqetësim i fasonëve është mosbatimi i paketës siç është miratuar në parlament.Do ketë një paketë tjetër fasonë?
Ekonomi: Nuk e besoj.Do jetë angazhimi total për ta çuar në vend paketën që është. Po shikojmë që ka sukses, është marrëdhënie afatgjatë.Duhen ndihmuar me dy gjëra të rëndësishme, edukimi profesional dhe të bëhemi më atraktivë për investitorët e huaj.
Sulçe: Do jetë fasoni pjesë e rëndësishme e ristrukturimit të ekonomisë?
Ekonomi: Do vazhdojë të jetë por do bashkohet me sektorët e bujqësisë, turizmit dhe plastikës dhe riciklimit. Ka iniciativa deri më sot, që kanë gjetur treg në Ballkan dhe tregjet aziatike.Një nga shqetësimet që vjen nga tregjet aziatike për produktet tona është paketimi dhe marketimi.Kemi nevojë për një industri më të mirë që të shesim më bukur.
Sulçe: Du shifra të INSTAT javët e fundit kanë ngjallur debat, rënia e inflacionit 0.2% dhe rritja e papunësisë. Janë hedhur shqetësime dhe për deflacion, jemi në një rrezik të tillë?
Ekonomi: Nuk besoj se jemi në rrezik të tillë. Në INSTAT herë pas herë shporta kryesore revizionohet. Në dhjetor të 2005, INSTAT ndryshoi metodikën.Por nuk ndryshoi asgjë në mënyrën sesi e maste inflacioni, janë po ato tregje ku shkon dhe grumbullon çmimet.Ka bërë autorrektim të peshave dhe ka vazhduar të ndjekë të njëjtin çmim.Situata nuk është deflacioniste, grupi i ushqimeve, pije dhe duhan, perimet nuk kanë rënë. Kanë rënë grupet që kanë të bëjnë me industrinë e tekstilit, energjinë, shëndetësinë, në të cilat ka ndodhur një reformë strukturore.
Sulçe:Nuk ka ndikuar tkurrja e konsumit?
Ekonomi:Po bëhet një analizë e fenomenit.Konsolidimi fiskal ishte shumë i dobët. Filloi lufta kundër informalitetit, në këtë moment ka menjëherë një dëshirë konsumiste që vjen në ulje, njerëzit tkurren në blerje seppse vjen nga pamundësia që ata kanë për të bërë konsumin sepse paraja që ishte infomale nuk u vjen më. Ka pasiguri.Për tregun quhet pasiguri emocionale, por nuk reflektohet gjithmonë në inflacion sepse gjërat e domosdoshme të konsumit do vazhdosh ti konsumosh.Tek shporta nuk reflektoi. Në mes të vitit do të kesh një tjetër situatë. Inflacioni është një lojë që nuk e gjen asnjëherë dot, për mua nuk kemi më pak para.
Sulçe: Zona e lirë e Spitallës pati shumë problematika, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave skualifikoi dy kompanitë që ishin në garë. Do rihapet tenderi, ka një afat?
Ekonomi: Zonat ekonomike janë ato gjetjet për thithjen e investimeve të huaja. Për Spitallën që është rreth 250 hektarë, ishte një tender që filloi me paragjykime dhe u anatemua sapo nisi për kompaninë kineze. Ishte tërheqje mbrapsht nga tenderi pikërisht për këtë arsye, për të mos krijuar kaq shumë kundërshti. Nuk përfundoi gara, u quajt e pavlefshme. Reflektimi për Spitallën ishte se mbase hapësira 250 hektarë është gjithashtu një hapësirë e madhe, mbase mund të ndahet në zona më të vogla, mbase mund të ridimensionohet ajo që kërkojmë të bëjmë. Dhe duhet të thërrasim investitorë të tjerë për ta parë këtë gjë. Kompani nga të cilat ke nevojë të marrësh dhe një rekomandim nga Ambasadat që kemi këtu. Edhe në rastin e parë iu drejtuam Ambasadës kineze, por në fazën e dytë jo të parë. Këto kohë në Ministri kanë ardhur grupe investitorësh të huaj, nga Turqia, Maqedonia. Për Spitallën do të bëhet ridimensionim i kushteve për hapësirën.Do ketë kushte dhe për kompanitë, për ecurinë që kanë ato në vendin e origjinës. Tenderi do të rihapet shumë shpejt, brenda pak kohësh. Po punohet dhe me Vlorën dhe Koplikun, ndërkohë kemi një grup investitorësh që kanë bërë një vizitë në Vlorë dhe një grup tjetër investitorësh që kërkojnë të shikojnë Koplikun. Pritet të vinë në fillim të prillit për të bërë një vizitë në Koplik.
Ekonomi: Borxhi në Shqipëri ka gjasa të shkojë nga 70% në 60% në vitin 2018.
Sulçe: Kjo mbetet për t’u parë. Mos rënia e kredive të këqija është fakt!
Ekonomi: Banka e Shqipërisë rriti likuiditetin për bankat e nivelit të dytë si pjesë depozite. Duke bërë këtë rregullore, tregoi që masa e parave që bankat e nivelit të dytë kanë sot është më e madhe. Dhe kreditë e këqija kanë një formë tjetër se si grupohen dhe menaxhohen dhe gjithashtu dhe rriti edhe masën e parave që janë të fshehur diku.
Sulçe: Bankat kanë likuiditet, por nuk japin kredi. Po transferojnë paratë e shqiptarëve jashtë vendit.
Ekonomi: Nuk e besoj që është e vërtetë.
Sulçe: Janë 250 milionë euro.
Ekonomi: Investimet e huaja në vend po rriten. Ne jemi gati në 10% të GDP-së. Ose rreth 1 miliardë dollarë. Këto investime direkte vijnë në sektorin e energjisë. Një pjesë e tyre vijnë nga paratë e bankave të nivelit të dytë. Shlyerja e borxheve që kanë të bëjnë me sektorin e ndërtimit, ka ndikuar pozitivisht. Mbase indikatorët nuk janë atje ku duam sot, por ka shenja të forta përmirësimi.
Sulçe: Po t’i referohem të dhënave të 3 mujorit të tretë të Bankës së Shqipërisë, kemi tkurrje të investimeve të huaja. Kemi kompani të huaja që shkojnë në Maqedoni dhe Serbi pasi kanë studiuar tregun shqiptarët. Pse nuk investojnë këtu?
Ekonomi: Ne po punojmë fort për investimet e huaja në Shqipëri. Ne po punojmë për hartimin e ligjeve lehtësuese, duke u dhënë atyre mundësi që të zgjedhin territor. Kjo lidhet me sasinë e parave që ai vë në dispozicion dhe sipas sektorëve strategjikë.
Sulçe: Subvencione të dhëna nga qeveria? Sa kemi dhënë? Shqipëria nuk mbahet për subvencione të investimeve të huaja. Serbia ofron 2500 euro subvencion për do vend pune.
Ekonomi: Në Shqipëri ne kemi një situatë që ka të bëjë me disa pasivitete që vijnë në fakt me trajtimin e punonjësve. Ata shikojnë pagesat që bëjnë për punonjës, ne shikojmë pagesat afatgjatë për investime dhe në mbajtjen e fuqisë punëtore. Ne ofrohemi me popullsinë e re në moshë, edhe pse popullsia në moshë pune po largohet. Në këtë rast është një faktor avantazhues shkalla e pagave që Shqipëria ofron dhe lehtësinë në trajnimin e vazhdueshëm.
Sulçe: Ne ofrojmë krahun e lirë të punës. Ne do të thithim vetëm fason dhe Call Center.
Ekonomi: Në qoftë se ka një investim deri në 30 milionë euro, ai nuk i bën vet procedurat, por zyra jonë. Nuk është krahu i lirë i punës, por edhe procedurat.
Sulçe: Nisma 1 euro ishte që në qeverinë e kaluar. Mos është pak i vjetër? I tejkaluar? Vendet e tjera e kanë zero.
Ekonomi: Nisma një euro ishte që nisej nga ligji i koncesioneve. Maksimumi i viteve ishte 30 vjet, ndërsa sot është 99 vjet dhe tre herë më shumë.
Sulçe: Ajo që kam parë për kontratat 1 euro janë vetëm 8 të tilla në vendimet e Këshillit të Ministrave. Pse kaq pak?
Ekonomi: Ato vazhdojnë. Për të marrë kontratën duhet të paraqesësh një set me dokumente pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe planin e biznesit. Ai angazhohet për investimin dhe fuqinë punëtore që duhet të punësojë. Aktualisht po punojmë regjistrin e ndërmarrjeve me 1 euro që ka edhe karakteristikat dhe kontratën për ta miratuar më kollaj.
Sulçe: Në raportin e Bankës Botërore, Shqipëria ka humbur 35 vende. Cilat janë problemet që ka sipërmarrja?
Ekonomi: Kur pashë raportin thashë uauu. Ajo lidhet me dy ngjarje, çështja e pronësisë, dhe fuqizimi i kontratës, ose bërja e kontratës. Ajo që kishte ndodhur në “Doing business”, kishte të bënte me lejet e ndërtimit. Shqipëria e mori këtë vendim, por vendosi këtë stabilitet.
Sulçe: Banka Botërore është e para që merr informacionin.
Ekonomi: Banka Botërore bën vetëm formularin dhe nuk e ndjek më.
Sulçe: Po bëj avokatin e djallit! Në vitin 2014, Shqipëria u rrit me 40 vende dhe ministrat dolën me radhë duke folur për sukses të madhe dhe në fakt ishte mirë për Shqipërinë. Vitin që vjen zbresim me 35 vende dhe dalin justifikime.
Ekonomi: Arsyeja pse po them që kemi zhvilluar takime është për të dhënë informacionin e përditësuar. Ka një kontradiktë të vogël. Një njeri që paguan fiskun e një ndërmarrje paguhet me orë pune dhe në qoftë se ai thotë se pagimi i tatimeve të radhës është 3 orë, biznesi i jep një faturë. Tani është vetëm gjysmë ore online.
Sulçe: Kemi edhe një vit e gjysmë nga mbyllja e mandatit, çfarë po bëhet për lehtësimet ndaj biznesit. Kontrollet janë shpesh herë abuzive, procedurat në dogana, tatime, etj. Nëse ju keni të listuar disa veprime që do të bëhen për biznesin?
Ekonomi: Ka edhe dy gjëra të rëndësishme që duhet t’i themi. Kemi dy mekanizma që kanë të bëjnë me marrëdhënien me biznesin, këshilli i investimeve dhe këshilli ekonomik kombëtar. Këshilli i Investimeve është një forum ku ulen investitorët. Takimi i herës së fundit u renditën disa shqetësime për biznesin. Problematika për përgjigjen në kohë të shkresave, mundësinë e hapjes së tregjeve siç është Rusia dhe Japonia. Këshilli Kombëtar i Ekonomisë.
Sulçe: Ka dy ankesa, e para nuk mblidhet vazhdimisht dhe e dyta shoqata e biznesit ndryshohet vazhdimisht.
Ekonomi: Di që mblidhet si institucion. Unë do të përpiqem që të mblidhet.
Sulçe: Shumë firma po largohen, qoftë duke falimentuar. Kemi rastin e ARMO-s, Kurumin? Kemi ndonjë ide se çfarë po ndodh me këto firma? Kanë humbur besimin? Probleme me legjislacionin?
Ekonomi: Këto janë privatizime strategjike dhe kontratat e tyre shpesh kanë ngjallur dyshime. Shteti aty është në minorancë dhe shteti e ka të vështirë të kryej disa aksione. Ka nevojë për ristrukturim dhe ka nevojë të hidhet me kujdes çdo hap që bëhet me këto kontrata. Do na kthehen në bumerang financiar dhe do t’i bëjë një dëm të madh bankave në Shqipëri. Për të dyja rastet, ne kemi ngritur grupe pune që ta shikojnë me shumë kujdes dhe ka nevojë ta shikojnë ekspertë financiar dhe juridikë se si do të dalim nga këto raste. Ka të bëjë me situatën e brendshme.
Sulçe: USAID dhe FMN apelojnë për transparencë me koncesionet dhe Partneritetin Publik-Privat. Pse bëhet ky apel?
Ekonomi:Apeli bëhet sepse kemi nevojë të vendosim rregull tek mënyra koncesionare dhe PPP për të investuar në ekonomi dhe për të ofruar qoftë produkte apo shërbime që ka nevojë konsumatori shqiptar apo që kanë nevojë institucionet shqiptare. kemi nevojë të shpjegojmë në mënyrë të thjeshtë financën e lartë. Një koncesion është një kontratë që zgjat deri në 30 vjet dhe ndihmon një institucin të caktuar shtetërir që të kryejë veprimtarinë e vet të zakonshme dhe një pjesë të riskut e merr përsipër privati. Shërbimi mund të merret për arsye se një kompani private përdor një të mirë publike që ka vendi ujin, tokën, ajrin. Mund të bëhet dhe me pagesa që vinë nga fondet publike kundrejt shërbimeve që jep një kompani private.Problemin e kemi dhe tek kuptimi dhe tek monitorimi.
Sulçe: Kemi sot në sitë të gjitha kponcesionet që janë dhënë si në qeverinë Berisha dhe ato që po jepen aktualisht?
Ekonomi: Jo nuk e kemi dhe prandaj kërkojmë ta ndërtojmë. Sot nuk mund të vijë më një investitor dhe të sjellë një letër me dy faqe dhe të thotë që unë kam sjellë një kërkesë të pakërkuar nga ju për për bërë investim koncesionar. Sot çdo kërkesë që vjen nga një njeri i pakërkuar për të bërë një investim koncesionar duhet të jetë i shoqëruar me studimin e fizibilitetit. Nuk mund të pranohet pa këtë. Studimin duhet ta bëjë kompania e pakërkuar, kur e kemi kërkuar ngrihet një grup pune brenda Ministrisë që asistohet nga ATRAKU. Po kërkohet të bëhet regjistri i koncesioneve që do jetë kombëtar. I është bërë thirrje Ministrive të linjës të depozitojnë tek ATRAKU të gjitha kontratat që kanë deri më sot, janë 143 kontrata deri në 2013, 14 sot. Do merren të gjitha rastet një nga një. Në rast se kemi këto probleme të mosfunksionimit të kontratave, të mendojmë si kemi për ti zgjidhur.
Sulçe: Do shkojnë para ligjit ata që kanë shkelur kontratat?
Ekonomi: Patjetër. Tashmë nuk bëhet më fjalë më, do marrësh përgjegjësi për gjërat që nuk i ke bërë sipas ligjit.
Sulçe: Ahmetaj ka deklaruar se janë në tavolinë disa konçesione.
Ekonomi: Do vazhdohet në këtë drejtim. Është një projektide koncesionesh, 65 të tilla. Kjo nuk do të thotë që të gjitha të jenë të bëshme, kanë nevojë për studim fizibiliteti.
Sulçe: LSI ka sjellë në Parlament një nismë ku kërkon që koncesionet të mos jepen më nga Qeveria por Parlamenti.
Ekonomi: Nismat ligjore kanë interes. Ligji i koncesioneve është i përputhur me direktivat e BE. Do të diskutohet nisma.Duhet parë, sepse eksperiencat në rajon dhe më gjerë nuk kanë shembuj shumë të afërt me këtë propozim që bën LSI.
Sulçe: Heqja e ekskluzivitetit të aeroportit të Rinasit.
Ekonomi: Nuk kam shumë informacion, ka filluar një diskutim dhe për këtë është shprehur dhe Autoriteti i Konkurencës. nuk di si do jetë e ardhmja.
Sulçe: Kompania e naftës ARMO, po diskutohet varianti i shtetëzimit?
Ekonomi: Grupi i punës po punon për këtë gjë. Nuk bëhet fjalë për shtetëzim. Shteti ka pakicë aksionesh, nuk merr dot vendime menjëherë, ka nevojë të shikojë se çfarë dëmi shkakton tek sistemi bankar. Po studiohet të gjitha mundësitë. Edhe për punonjësit do të gjendet një formë. Për kompaninë diskutimet do marrin kohë. Nuk po arrijmë dot të kontaktojmë me kompaninë, kontrata nuk është hartuar mirë, ka pas nevojë për monitorim dhe performancë.
Sulçe: Do bëhet hetim?
Ekonomi: E gjitha do shkojë me një zgjidhje që do jetë më e mira për ekonominë e vendit. Do shkojnë në ndjekje nëse do jetë nevoja. Dhe Kurumi është një formë e tillë, falimenti është një formë që ata kanë zgjedhur për të ristrukturuar kompaninë.