Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 02 May 2026
S&P 500 7,230 ▲0.29%
DOW 49,499 ▼0.31%
NASDAQ 25,114 ▲0.89%
NAFTA 101.94 ▼2.98%
ARI 4,645 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.8727 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4825 EUR/TRY 52.9232 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.8727 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4825 EUR/TRY 52.9232 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.5941
₿ CRYPTO
BTC $78,434 ▲ +0.24% ETH $2,307 ▲ +0.16% XRP $1.3924 ▲ +0.09% SOL $84.0700 ▲ +0.11%
S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.94 ▼2.98 % ARI 4,645 ▲0.32 % S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.94 ▼2.98 % ARI 4,645 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.8727 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4825 EUR/TRY 52.9232 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.8727 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4825 EUR/TRY 52.9232 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.5941
02 May 2026
Breaking
Ekonomia

Biznes: Maqedonasit, interes kryesisht për zonat në Jug të Shqipërisë

Zyra Ndërkombëtare Invest Macedonia-Shqipëri & Kosovë pas organizimit të suksesshëm të Misionit Ekonomik në Shqipëri dhe Forumit të Biznesit dhe Investimeve edicioni i tretë në Tiranë do të ndërmarrë nga data 28 Mars deri në datë 3 Prill një tur njohës ekonomik (Road Show. Ky tur do të përqendrohet kryesisht në zonat e Jugut të Shqipërisë.

I pari i këtij lloji i zhvilluar nga Zyra Ndërkombëtare Invest Macedonia-Shqipëri & Kosovë, Road Show do të nisë nga qyteti i Fierit, për të vazhduar më pas në Gjirokastër, Vlorë, Sarandë dhe për të përfunduar në Tiranë. Drejtuesi i kësaj zyre Z. Fatos Mustafa e ndërmerr këtë Road Show, duke ndjekur politikën e promovimit të Invest Macedonia, e cila konfirmon edhe një herë vullnetin dhe përpjekjet për të zhvilluar në nivel më të lartë marrëdhëniet ekonomike mes Maqedonisë dhe Shqipërisë. Në të gjitha bashkitë ku do të zhvillohet ky tur, do të ndërmerren takime me drejtuesit e dhomave të tregtisë dhe industrisë, drejtuesit e bashkive përkatëse, si dhe do të zhvillohen vizita në kompanitë më të mëdha të qarqeve. “Synimi ynë është të risim bashkëpunimin ekonomik mes Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe më konkretisht me disa nga qarqet më të rëndësishme të Shqipërisë së Jugut.

Të dyja palët do të eksplorojnë hapësirat ku mund të rriten shkëmbimet tregtare, turizmi, investimet etj. Në axhendën disa ditore janë programuar vizita njohëse në disa nga kompanitë më të mëdha të këtyre zonave”, tha Z. Fatos Mustafa drejtues i Zyrës Ndërkombëtare Invest Macedonia-Shqipëri & Kosovë. Takimet e tipit G2B, G2G, me kryebashkiakët, me Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë të Fierit, Lushnjës, Gjirokastrës, Vlorës, Sarandës do të krijojnë mundësinë për të ftuar këto delegacione në takime të ndërsjellët në Maqedoni, por edhe për të nënshkruar marrëveshje binjakëzimi në fusha, si ajo ekonomike, kulturore, historike, turizëm etj. Kjo do t’ju krijojë mundësinë sipërmarrjeve të të dyja vendeve të prezantohen para tregjeve më të mëdha, të prezantojnë oferta të përbashkëta në turizëm etj.

Gjithashtu Zyra Ndërkombëtare Invest Macedonia-Shqipëri & Kosovë do të organizojë takime edhe me drejtuesit e dy porteve të rëndësishme, si ai i Vlorës dhe Sarandës për t’u njohur nga afër me investimet e realizuara dhe mundësitë për t’i shërbyer në të ardhmen biznesit dhe turistëve nga Maqedonia. Road Show do të ndalet edhe në skajet më të largëta të jugut të Shqipërisë, si në Konispol dhe Xarrë. Ky event do të kulmojë në muajin Qershor kur do të bëhet e mundur ardhja e mbi 40 sipërmarrjeve nga Maqedonia që do të shohin nga afër mundësitë për të rritur dhe zgjeruar aktivitetet e tyre, si dhe anasjelltas.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.