☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,732 ▲0.12%
DOW 52,474 ▲0.18%
NASDAQ 26,457 ▼0.08%
NAFTA 102.63 ▲2.73%
ARI 4,054 ▼0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,902 ▲ +0.46% ETH $2,347 ▲ +0.04% XRP $1.3214 ▲ +0.14% SOL $101.8500 ▲ +1.04%
S&P 500 7,732 ▲0.12 % DOW 52,474 ▲0.18 % NASDAQ 26,457 ▼0.08 % NAFTA 102.63 ▲2.73 % ARI 4,054 ▼0.52 % S&P 500 7,732 ▲0.12 % DOW 52,474 ▲0.18 % NASDAQ 26,457 ▼0.08 % NAFTA 102.63 ▲2.73 % ARI 4,054 ▼0.52 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Politika

Ministrja Sala në Tale: Tarifat e shërbimit shëndetësor vlejnë vetëm për turistët e huaj

Shërbimi shëndetësor për pushuesit vijon pa ndërprerje në 36 Qendrat Shëndetësore Verore në të gjithë vendin. Për herë të parë këtë sezon turistik po zbatohet kuadri i unifikuar i tarifave për shërbime të caktuara shëndetësore vetëm për turistët e huaj, jo rezidentë në Shqipëri. Të ardhurat e krijuara nga këto tarifa do të përdoren nga vetë qendrat shëndetësore për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe plotësimin e nevojave më imediate.

Gjatë inspektimit në Qendrën Shëndetësore Verore në Tale tw Lezhës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, theksoi se tarifat nuk prekin në asnjë rast qytetarët shqiptarë, të cilët vijojnë të marrin shërbim shëndetësor falas, siç parashikohet nga sistemi publik.

“Një risi që kemi implementuar këtë vit është pagesa e disa shërbimeve shëndetësore nga turistët e huaj. E theksoj edhe njëherë, vetëm për turistët e huaj, jo për shtetasit shqiptarë, për të cilët shërbimi vazhdon të jetë falas, siç ka qenë gjithmonë. Kemi vendosur disa tarifa të thjeshta, të cilat krijojnë mundësinë që qendrat shëndetësore të sigurojnë të ardhura dytësore. Këto të ardhura do të përdoren nga vetë qendrat për të investuar në përmirësimin e shërbimeve dhe për të plotësuar nevojat më imediate që ato kanë,” u shpreh ministrja Sala.

Që nga nisja e sezonit turistik, më 1 qershor 2026, mbi 17 mijë pushues kanë marrë shërbim në Qendrat Shëndetësore Verore, ndërsa rreth 21% e tyre kanë qenë turistë të huaj, duke konfirmuar rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të këtyre qendrave në garantimin e kujdesit shëndetësor gjatë sezonit veror.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, përmes Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, vijon monitorimin e përditshëm të funksionimit të qendrave, duke garantuar furnizimin me barna, pajisje mjekësore dhe mbarëvajtjen e shërbimit në të gjitha zonat turistike.

Një tjetër risi e këtij sezoni është pajisja e të 36 Qendrave Shëndetësore Verore me sistemin e pagesave elektronike (POS), duke u mundësuar turistëve të huaj të kryejnë pagesat në mënyrë të shpejtë, të sigurt dhe transparente, si pjesë e përmirësimit të aksesit dhe modernizimit të shërbimeve shëndetësore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.