☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,736 ▲0.18%
DOW 52,440 ▲0.12%
NASDAQ 26,492 ▲0.05%
NAFTA 102.65 ▲2.75%
ARI 4,073 ▼0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,040 ▲ +0.52% ETH $2,355 ▲ +0.48% XRP $1.3279 ▲ +0.33% SOL $102.1300 ▲ +1.2%
S&P 500 7,736 ▲0.18 % DOW 52,440 ▲0.12 % NASDAQ 26,492 ▲0.05 % NAFTA 102.65 ▲2.75 % ARI 4,073 ▼0.04 % S&P 500 7,736 ▲0.18 % DOW 52,440 ▲0.12 % NASDAQ 26,492 ▲0.05 % NAFTA 102.65 ▲2.75 % ARI 4,073 ▼0.04 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Politika

Vendimi i Qeverisë/ Kriteret e reja për dhënien e shtetësisë për interes të posaçëm shtetëror!

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri, i cili përcakton procedurat e aplikimit, kushtet, kriteret dhe mekanizmat e kontrollit për dhënien e shtetësisë shqiptare atyre shtetasve të huaj që përfaqësojnë një “interes të posaçëm shtetëror”.

Ky vendim shoqërohet me ristrukturimin administrativ përmes krijimit të Agjencisë Shtetërore të Posaçme të Shtetësisë, një ent i ri në varësi të ministrit të Punëve të Brendshme, që do të menaxhojë të gjithë këtë proces.

Sipas vendimit, “interesi i posaçëm shtetëror” vërtetohet kur “cilësitë, aftësitë, rrethanat specifike të dobishme, veprimtaria, private apo publike e [kërkuesit] vlerësohen të tilla për shtetin shqiptar në një fushë të caktuar”.

Kjo do të thotë që i huaji duhet t’i përgjigjet “një nevoje konkrete, të zbusë një mangësi konkrete, të sjellë një dobi konkrete, të prezantojë një risi konkrete apo të krijojë një përparësi konkrete për shtetin shqiptar”.

Një element thelbësor në këtë proces është pastërtia e figurës. Kërkuesit duhet të deklarojnë zyrtarisht se nuk janë dënuar me vendim të formës së prerë për vepra penale që dënohen me mbi 3 vjet burg (me përjashtim të dënimeve për motive politike), dhe as nuk duhet të figurojnë në listat e organizatave ndërkombëtare si persona me rekorde kriminale apo të jenë subjekte të masave shtrënguese.

Roli i ministrive, procedura dhe organizimi i Agjencisë

Procesi i aplikimit kërkon një ndërveprim të ngushtë institucional.

Aplikimi në ministrinë e linjës

Kërkesa mund të bëhet direkt nga individi ose të propozohet nga institucione kulturore, arsimore, sportive apo ekonomike që kanë pëlqimin e kërkuesit.

Vlerësimi nga ministri përgjegjës

Është kompetencë e ministrisë që mbulon fushën e interesit për të bërë identifikimin dhe vlerësimin. Pasi hartohet një “Raport Vlerësimi” i brendshëm, ministri përkatës lëshon një “deklaratë për njohjen e interesit shtetëror”.

Kërkesa pranë Agjencisë së Posaçme

Brenda 5 ditëve kalendarike nga marrja e kësaj deklarate, i huaji dorëzon kërkesën zyrtare pranë Agjencisë Shtetërore të Posaçme të Shtetësisë.

Verifikimi i sigurisë

Agjencia koordinon verifikimet e thelluara me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Shërbimin Informativ të Shtetit (SHISH) dhe struktura të tjera ndërkombëtare. Këto organe kanë një afat prej 20 ditësh për të kthyer përgjigje.

Propozimi te Presidenti

Nëse të gjitha kontrollet janë pozitive, ministri i Punëve të Brendshme i përcjell Presidentit të Republikës propozimin për dhënien e shtetësisë. Institucioni i Presidentit e dekreton dhënien e shtetësisë ose mund ta kthejë dosjen për mbyllje nëse nuk bindet për rrethanat jetësore apo nëse ekzistojnë interese të tjera të sigurisë kombëtare që e kundërshtojnë këtë kërkesë.

Me krijimin e kësaj strukture, Këshilli i Ministrave shfuqizon Agjencinë e mëparshme (të Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë) dhe vendimin e kaluar të vitit 2024 mbi të njëjtën tematikë. Agjencia e re do të ketë buxhetin e saj (nga shteti, tarifat dhe donacionet), vulën dhe strukturën e vet të drejtuar nga një Drejtor i Përgjithshëm i emëruar nga Kryeministri, duke ofruar një filtrim profesional, strikt dhe ligjor për kërkesat e natyralizimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.