☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,726 ▼0.07%
DOW 53,657 ▲0.16%
NASDAQ 26,460 ▼0.31%
NAFTA 83.14 ▼0.47%
ARI 4,587 ▼1.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $78,124 ▼ -2.89% ETH $2,460 ▼ -2.62% XRP $1.4031 ▼ -4.4% SOL $104.7400 ▼ -2.39%
S&P 500 7,726 ▼0.07 % DOW 53,657 ▲0.16 % NASDAQ 26,460 ▼0.31 % NAFTA 83.14 ▼0.47 % ARI 4,587 ▼1.65 % S&P 500 7,726 ▼0.07 % DOW 53,657 ▲0.16 % NASDAQ 26,460 ▼0.31 % NAFTA 83.14 ▼0.47 % ARI 4,587 ▼1.65 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Rajoni

Ministrja serbe mohon se do ta njohin Kosovën si kusht për hyrje në BE

Ministrja për Integrim Evropian në Serbi, Jadranka Joksimoviq, ka thënë se Serbia nuk do të kushtëzohet nga njohja e pavarësisë së Kosovës për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.

Në një reagim ndaj deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ajo tha se marrëveshje përfundimtare ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit nuk nënkupton edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Sigurisht që ne mund të bëhemi anëtarë të BE-së edhe pa e njohur Kosovën. Kjo është esenca e marrëveshjes për normalizim, nuk do të obligohemi ta njohim pavarësinë e Kosovës. Me siguri do të ketë kompromise të shumta, por me kusht që Kosova ta formojë bashkësinë e komunave me shumicë serbe”, tha Joksimoviq për RTS, transmeton Lajmi.net.

Sipas saj, përmbajtja e marrëveshjes do të përcaktohet nga rezultatet e dialogut ndërmjet dy vendeve.

“Nuk do të ketë dilema, Kosova apo BE-ja. Nëse do të ishin këto probleme, atëherë Brukseli ka tjera kushte, si: reformat, sundimin e ligjit e kapacitetet administrative”, theksoi ministrja serbe.

Presidenti serb, gjatë vizitës në Bruksel, theksoi se Serbisë i është kërkuar një marrëveshje përfundimtare me Kosovën.

“Dialogu Beograd-Prishtinë do të vazhdojë nën patronazhin e BE-së qoftë në Bruksel apo diku tjetër. Kapitulli i 35-të nuk do të mbyllet pa u normalizuar marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës, këtu ata thonë Serbisë dhe Kosovës. Është një detyrë e rëndë. Kjo është arsye pse gjithë populli ynë duhet të përfshihet, për këtë kemi bërë një dialog të brendshëm”, tha Vuçiq.

Edhe pse jo direkt, ai bëri të ditur se edhe njohja e Kosovës mund të jetë si kusht për Serbinë.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.