☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,719 ▼0.32%
DOW 52,397 ▼0.15%
NASDAQ 26,203 ▼1.31%
NAFTA 100.39 ▼2.33%
ARI 4,033 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,354 ▼ -0.59% ETH $2,328 ▼ -0.51% XRP $1.2927 ▼ -2.12% SOL $100.8400 ▼ -0.41%
S&P 500 7,719 ▼0.32 % DOW 52,397 ▼0.15 % NASDAQ 26,203 ▼1.31 % NAFTA 100.39 ▼2.33 % ARI 4,033 ▼0.46 % S&P 500 7,719 ▼0.32 % DOW 52,397 ▼0.15 % NASDAQ 26,203 ▼1.31 % NAFTA 100.39 ▼2.33 % ARI 4,033 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kronika

Ministrja Xhaçka pret shefin e Shtabit të Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkua

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, priti sot në një takim zyrtar Shefin e Shtabit të Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, gjeneral Sir Stuart William Peach dhe delegacionin që e shoqëronte.

Në një njoftim për mediat nga MM, bëhet e ditur se  “Ministrja e Mbrojtjes, Xhaçka, i shprehu mirëseardhjen gjeneral Peach, i cili nga ana e tij e uroi ministren për marrjen e detyrës së re. Ministrja Xhacka e falënderoi gjeneral Peach për mbështetjen dhe bashkëpunimin që vendi i tij ka dhënë për Forcat e Armatosura të Shqipërisë, veçanërisht sa i përket stërvitjeve të përbashkëta në vendin tonë, duke filluar me “Albanian Lion”, “Joint Effort,” e deri tek stërvitja e fundit që po zhvillohet aktualisht “Ex Ushtar Eagle 17”.

Po ashtu, ministrja Xhaçka shprehu vendosmërinë e qeverisë shqiptare dhe Forcave tona të Armatosura përsa i përket angazhimit të Aleancës në rritjen e kapaciteteve të parandalimit si dhe të mbrojtjes së kufijve të NATO-s.

Më herët, gjeneral Sir Stuart William Peach u prit me truprojë nderi nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku.

“Vizita e shefit të Shtabit të Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, gjeneral Sir Stuart William Peach, në vendin tonë vjen në kuadër të stërvitjes së përbashkët të Forcave të Armatosura shqiptare dhe atyre britanike “Ex Ushtar Eagle 17” dhe takimit të shefave të Shtabeve të vendeve anëtare të NATO-s, i cili do të zhvillohet në Tiranë në datat 15-16-17 shtator 2017”, thuhet në njoftimin nga MM.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.