☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,718 ▼0.34%
DOW 52,334 ▼0.27%
NASDAQ 26,211 ▼1.28%
NAFTA 101.13 ▼1.61%
ARI 4,030 ▼0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,347 ▼ -0.27% ETH $2,326 ▼ -0.17% XRP $1.2902 ▼ -1.63% SOL $100.7100 ▲ +0.1%
S&P 500 7,718 ▼0.34 % DOW 52,334 ▼0.27 % NASDAQ 26,211 ▼1.28 % NAFTA 101.13 ▼1.61 % ARI 4,030 ▼0.53 % S&P 500 7,718 ▼0.34 % DOW 52,334 ▼0.27 % NASDAQ 26,211 ▼1.28 % NAFTA 101.13 ▼1.61 % ARI 4,030 ▼0.53 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

“Do e kishit mbushur me kamera këtu”, Meta me akuza të forta në sallën e gjyqit

Seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme për çështjen ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit është shtyrë për herë të dytë. Ajo e radhës është caktuar për më 5 nëntor, ndërsa gjykata ka vendosur edhe caktimin e një avokati kryesisht për mbrojtjen e të pandehurve.

Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e avokatëve mbrojtës, të cilët nuk janë paraqitur në seancë, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Apelit Administrativ.

Avokatët kanë pretenduar se nuk kanë marrë dijeni, sipas rrugëve ligjore, për pezullimin e bojkotit të vendosur nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.

Gjatë seancës, ish-presidenti Ilir Meta kundërshtoi mënyrën se si po trajtohet çështja, duke kërkuar që procesi të vijojë edhe pa praninë e avokatëve mbrojtës, raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci.

“Fakti që mungon prokurori Kllapi nuk është shenjë e mirë. Nuk më duket e arsyeshme që e nisni gjyqin nga avokatët dhe jo nga unë, si i pandehur kryesor. Profesioni i avokatit varet thelbësisht nga DHKA-ja. Nuk është çështje mungese vullneti, por avokati im nuk mund të rrezikojë licencën. Duhej të ishte zgjidhur më herët ngërçi, pas gati 600 proceseve gjyqësore të bllokuara. Kërkojmë që, për shkaqe dhe arsye objektive, të mbrohem vetë. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut i ka pranuar raste të tilla”, deklaroi Meta.

Edhe Monika Kryemadhi kundërshtoi bojkotin e avokatëve, të cilin e cilësoi si shpërdorim të profesionit, ndërsa kërkoi që seanca të vijonte sipas dakordësisë së arritur në seancën e mëparshme.

“Mendoj se bojkoti është shpërdorim i profesionit të avokatit. Kërkoj të vazhdojmë seancën, sikundër ramë dakord radhën e kaluar”, theksoi ajo.

Nga ana tjetër, prokurori i SPAK, Arben Kraja, u shpreh se mungesa e njërit prej prokurorëve nuk përbën arsye për shkelje procedurale, ndërsa vuri theksin te rëndësia e pranisë së një avokati mbrojtës, duke pasur parasysh rëndësinë e akuzave.

“Mungesa e njërit prokuror nuk është arsye për shkelje. Akuzat janë shumë të rënda dhe kërkojnë praninë e një avokati”, u shpreh Kraja.

Deklarata e prokurorit solli reagimin e Kryemadhit, e cila e akuzoi prokurorinë për hipokrizi dhe ngriti pretendime për shkelje gjatë hetimeve, duke përmendur mënyrën e marrjes së provave, hyrjen në banesë dhe kontrollet.

“Nuk u dhimbsen më shumë se neve akuzat tona prokurorëve. Ju keni bërë shkelje që nga ana e marrjes së provës, hyrja në shtëpi, kontrollet. Kjo që thotë prokurori është hipokrizi”, deklaroi ajo.

Në vijim të diskutimeve, Meta përsëriti kërkesën që procesi të vazhdojë, duke iu referuar edhe një herë deklaratave të tij të mëparshme dhe duke vënë në pikëpyetje bazën e akuzave ndaj tij.

“Mendoj se profecia ime doli si atëherë kur paralajmërova tërmetin. Ndaj meje s’ka asnjë akuzë, se po të kishte, do e kishit mbushur me kamera këtu. Kërkoj të vazhdojë seanca, të merret parasysh vendimi i kaluar”, u shpreh Meta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.