Miqësore/ Dinamo mundet nga Iliria, Elbasani mposht Strugën
Ditën e djeshme janë zhvilluar disa ndeshje miqësore dhe në fushë kanë zbritur skuadrat e kampionatit Abissnet Superiore dhe Kategorisë së Parë.
Dinamo është mundur 2-1 nga Iliria në një miqësore të zhvilluar në Arbanë. Malomo shënoi golin e vetëm të “bluve” në këtë takim.
Pauzën e kampionatit e ka shfrytëzuar edhe Elbasani, që ka mposhtur 2-0 Strugën në një miqësore të zhvilluar në kompleksin “Shefqet Lamçja”. Verdheblutë shënojnë nga një gol për çdo pjesë me Mazarin dhe Gjelin.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.