Libri

Mira Meksi nderohet me çmimin “Raxhai Surroi” në Prishtinë

“Identiteti kombëtar në Shqipëri, i tjetërsuar”

Shkrimtarja Mira Meksi është vlerësuar dje në Prishtinë me çmimin “Raxhai Surroi”, për romanin “Mallkimi i Priftëreshave të Ilirisë”. Gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e ndarjes së çmimit, shkrimtarja ka folur për uljen e ndjeshmërisë ndaj identitetit kombëtar në Shqipëri. “Më duhet të them se në Shqipëri, mjerisht, si rezultat i sundimit dhe trysnisë së regjimeve dhe ideologjive tashmë të njohura, identiteti kombëtar me gjithçka që e përbën, përfshirë edhe kujtesën dhe ndërgjegjen historike, jo thjesht kaloi në plan të dytë, por arriti deri aty sa të shfaqej i huaj në dhe të vet, i ngjashëm me situatën e profetëve, dhe në vend të tij u vendos identiteti politik dhe ideologjik, pavarësisht se kanosej nga identitetet rrethuese kombëtare, të cilat janë të njëjta edhe sot, madje, më të njëjtat forca, energji, patologji dhe nevrasteni shoviniste të acaruara”, tha Meksi, duke shtuar se e kundërta ndodhi në Kosovë, ku pavarësisht sundimit dhe trysnisë së një regjimi dhe ideologjie shumë herë më shtypës dhe të sofistikuar, siç ishte sllavizmi, i cili i kapërcente kapacitetet, mundësitë dhe shtrirjet thjesht “kombëtariste” nuk pranoi askurrë të vendoste një identitet tjetër në krye përpos identitetit kombëtar. Shkrimtarja u shpreh se ndihej mirë që këtë vlerësim e merrte për një roman mbi Ilirinë dhe Mbretëreshën Teutën, një simbol identitar për shqiptarët. “Mallkimi i Priftëreshave të Ilirisë”, një roman mbi Ilirinë dhe mbretëreshën e saj Teutën, simbol dhe shenjë identitare për ne shqiptarët, i cili është ndërtuar dhe shkruar në çdo kaptinë, në çdo syth dhe në çdo fjalë të tij nën udhëheqjen e dy parimeve: së pari, nën udhëheqjen e nevojës për një rizgjim dhe përforcim të kujtesës dhe ndërgjegjes historike kombëtare, aq i domosdoshëm në kohët e globalizmit që sa vjen dhe po njeh një shtrirje me ritme galopante; së dyti, nga parimi se historia nuk përfshin në vetvete vetëm një repertor ngjarjesh dhe jetimesh, por edhe një repertor përjetimesh – përjetimet gjatë ngjarjeve dhe përjetimet pas ngjarjeve, me bindjen e palëkundur se pikërisht këto përjetime janë tërë ajo çka formëson ajthin e kujtesës dhe ndërgjegjes historike të një populli”, tha Meksi. Çmimi “Raxhai Surroi” tashmë është kthyer në një vlerësim që unifikon në një letërsinë më të mirë të bërë gjatë një viti në hapësirat shqiptare. Ai mbahet nën kujdesin e kompanisë “Koha”.

Related Articles

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button