Ekonomia

Miratohen ndryshimet në ligjn “Për lojrat e fatit”

Ndryshimet e propozuar nga qeveria në ligjin “Për lojrat e fatit”, kaluan pas diskutimeve në komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave lidhur me administrimin e tyre.

Komisioni i Ekonomisë kërkoi heqjen e nenit i cili parashikon shpërblime për inspektorët të Autoriteti të Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit. Një tjetër ndryshim u bë edhe në nenin 17, ku përcaktohet në ligj që licencë për lojrat e fatit nuk i jepet jo vetëm atij që ka detyrime ndaj shtetit por edhe ai që është i dënuar për vepra penale.

Gjithashtu, gjatë këtij komisioni pati debate edhe për distancën e lojrave të fatit dhe pikave të basteve. Ligji “Për lojrat e fatit” parashikon ndër të tjera, zhvendosen e kazinove drejt zonave turistike. Kjo sipas
hartuesve të projektligjit, do të rritë atraksionin për turistët.

Do të ndalohet gjithashtu ushtrimi i këtyre aktiviteteve pranë institucioneve fetare, institucioneve të arsimit parauniversitar dhe institucioneve të arsimit të lartë. Projektligji, cakton një skemë taksimi jo fikse, siç ishte deri tani, për çdo sallë/ NIPT sekondar/makinë elektronike, por mbi bazën e fitimit

Sa i takon mënyrës së administrimit, zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiraj sqaroi se është parashikuar në ligj që të gjitha lojërat on line do të lidhen në një server qendror, i cili do të jetë lehtësisht i kontrollueshëm nga Ministria e Financave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button