ParlamentarePolitika

Miratohet ligji për importin e mbetjeve

Në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese miratoi sot ligjin për importin e mbetjeve, i cili do të shkojë për miratim seancën e së enjtes.

Dy deputete të PD-së, Mimoza Hajdarmataj dhe Irma Kopliku, abstenuan me pretendimin se Shqipëria nuk ka kapacitete monitoruese.

Gjatë diskutimeve në mbledhje, kreu i Komisionit, Eduard Shalsi, në cilësinë e njërit prej deputetëve që ka firmosur një propozimin ligjor për kthyer importin e mbetjeve në Shqipëri, tha se projektligji vjen me 6 ndryshime.

Eduard Shalsi: “Votimi u shty pasi ishte programuar për në datën 21 korrik, por u shty për shkak të sugjerimeve dhe argumentave për disa ndryshime.Ndërhyrjet mu dukën logjike dhe për këtë vendosëm të pasurojmë draftin”.

Shalsi sqaroi më tej tej se një nga ndryshimet është ndalimi i importit të mbetjeve për magazinim dhe djegie.

Ndryshimi i dytë është se do të importohen vetëm mbetje jo te rrezikshme të dedikuara për riciklim.

Eduard Shalsi: “Propozuam që importi i mbetjeve të kryet vetëm në dy apo tre pika doganore që plotësojnë kriteret. E drejta e importit do jetë vetëm për ato subjekte të licensuara për riciklim”.

Lidhur me këtë propozim, deputeti demokrat Genc Ruli u shpreh se: “Riciklimi është i domosdoshëm, por rreziku është që vendi ynë mund të kthehet në vend depozitimi. Për këtë duhet të rritet kontrolli dhe të forcohen ligjet, nuk duhen paragjykime”.

Ndërsa deputetja, Mimoza Hafizi, u kërkoi anëtarëve të Komisionit të votojnë kundër këtij projektligji.

Mimoza Hafizi: “Ju kërkoj të votoni kundër këtë ligj. Kemi 65 mijë firma të qytetarëve që janë kundër. Të gjithë e dimë se sa problematik është ky proçes.Nuk keni rritur asnjë kapacitet monitorimi, pavarësisht pretendimeve tuaja. Institucionet shqiptare nuk janë të afta për kontrolle”.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button