🌧️
Tiranë 6°C · Shi 26 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.22 ▼1.33%
ARI 4,401 ▲0.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $68,850 ▼ -3.41% ETH $2,066 ▼ -4.88% XRP $1.3627 ▼ -3.76% SOL $86.8000 ▼ -5.3%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.22 ▼1.33 % ARI 4,401 ▲0.56 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.22 ▼1.33 % ARI 4,401 ▲0.56 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Kronika

Mirditë, shembet tuneli i HEC-it vdesin dy shqiptarë dhe një turk

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrëshen, ku tre punonjës të hidrocentralit të Qafë Mollës kanë humbur jetën, teksa ishin duke punuar në brendësi të tunelit të HEC-it.

qafe molla

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se hyrja e tunelit të hidrocentralit është shembur dhe për pasojë kanë humbur jetën dy shtetas shqiptarë dhe një turk. Mësohet se viktimat janë Pjeter Doda e Ndue Legisi, ndërsa shtetasi turk njihej me emrin Hasan.

Mësohet se ka qenë një tjetër punonjës, i cili ndodhej jashtë tunelit, ai që ka njoftuar policinë për ngjarjen e rëndë. Ky i fundit mësohet se ka marrë vetëm dëmtime të lehta dhe është dërguar në spital.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20 në dalje të tunelit në Fang, Rubik. Ndërkohë, punonjësit e policisë dhe shërbimi zjarrfikës kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave dhe dërgimin e tyre në morgun e spitalit të Rrëshenit.

“Me datë 30.07.2014,rreth orës 20.20, në tunelin e HEC-it që po ndertohet në Qafë-Mollë,Rrëshen,Mirditë, në dalje të këtij tuneli në Fang,Rubik, si pasojë e një shembje dherash që ka ndodhur kanë mbetur të vdekur dy punëtorë shqiptarë Ndue Legisi, Pjeter Doda dhe një punëtorë turk Hasan….të cilët në atë moment ndodheshin në tunelin që po ndërtohet”- thuhet në njoftimin e policisë.

Banorët në Qafë Mollë janë ngritur disa herë në protesta kundër punimeve të firmës turke për ndërtimin e HEC-it. Krahas kërkesave për dëmshpërblim për pronat e tyre, ata kanë denoncuar kushtet e këqija në të cilat punohet në galerinë për ndërtimin e HEC-it.

Puna për ndërtimin e hidrocentralit në Qafë Mollë të Mirditës ka nisur dy vite më parë pasi ishte dhënë me koncesion nga qeveria e mëparshme. Por prej asaj kohë firma turke që po ndërton HEC-in ka hasur në rezistencën e banorëve të zonës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.