Mirela Fana e zgjedhur në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, jep dorëheqjen
Vetëm disa orë nga përfundimi i afatit të dorëzimit të formularëve të Vettingut, dy gjyqtarë paraqitën dorëheqjen.
E sapo zgjedhur në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Gjyqtarja Mirela Fana ka dhënë dorëheqjen.
Anëtarja e Gjykatës së Lartë u zgjodh anëtare e Këshillit të Emërimeve më 27 janar të këtij viti kur u hodh shorti për këtë institucion të rëndësishëm të Drejtësisë.
Sipas Kushtetutës së re, anëtari i Gjykatës së Lartë zgjidhet dhe kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Shorti përzgjodhi si anëtar zëvendësues nga Gjykata e lartë, Gjyqtarin Artan Zeneli, i cili tashmë duket se do të zërë postin e lënë bosh nga kolegia e tij Mirela Fana.
Mësohet se në kërkesën e dorëheqjes së saj, Fana është shprehur se po largohet nga detyra për të vazhduar jetën akademike.