Keshilla

Mirëqenie: 10 arsye për të dashur trupin tuaj

mireqeniaTë duash vetveten fizikisht nuk është edhe aq e lehtë. Pothuajse çdonjëra, të paktën një herë të vetme, ka hedhur dyshime mbi trupin e vet. Veçanërisht me afrimin e verës, të gjitha femrat dëshirojnë të humbasin ndonjë kile më shumë, të zhdukin celulitin, të tonifikohen, por në pjesën më të madhe të rasteve bëhet fjalë për paranoja të padobishme të cilat e përkeqësojnë jetën duke shkaktuar madje edhe shqetësime serioze në ushqyerje. Në fakt është e nevojshme të doni trupin tuaj ashtu siç ai është, duke mësuar të kanalizoni energjitë që shpenzoni për kërkimin e një diete mrekullueshme, në bërjen e diçkaje që ju bën të lumtur, si për shembull të hani një akullore me shoqet. Le të zbulojmë së bashku 10 arsyet për të cilat është e nevojshme të doni trupin tuaj dhe të largoni prej jush paranojat e ndryshme!

Ka shumë gjëra të mira për të mos hequr dorë

Një arsye shumë e vlefshme për të dashur trupin tuaj: a e ndieni me të vërtetë që duhet të shmangni përgjithmonë ëmbëlsirat, akulloret, picat, patatinat dhe hamburgerët? Sigurisht që jo, janë detaje të vogla, por që sjellin lumturi të madhe.

Nëse shëndeti juaj nuk është në rrezik nuk keni asnjë arsye për t’u shqetësuar

A ju ka thënë mjeku se ju duhet të humbni/merrni peshë për arsye të shëndetit? Nëse po, atëherë në këtë rast ia vlen të shqetësoheni dhe të filloni një dietë të caktuar.

Nuk mund të jeni ashtu siç të tjerët duan që të jeni

Nuk janë të tjetër ata që jetojnë jetën tuaj, por vetë ju! Dhe për këtë arsye duhet të bëni gjithçka për të qenë të lumtur.

Perfektja nuk ekziston

Dëshironi të dini një arsye shumë të vlefshme për të dashur vetveten? Duhet të kuptoni se perfeksioni nuk ekziston dhe për këtë fakt është e kotë që ta “kërkoni” atë.

Personat më të shëndetshëm janë ata që dëgjojnë trupin e tyre

Sipas studimeve të ndryshme shkencore, personat më të shëndetshëm janë ata të cilët ushqehen duke dëgjuar trupin e tyre dhe jo dietat.

Femrat më të bukura janë ato të cilat janë të lumtura

Femrat më të bukura nuk janë ato të dobëtat, por ato të lumturat. Një buzëqeshje e dalë nga shpirti nuk ka të krahasuar me kilet e pakta në trupin e një femre.

Dietat kufizojnë socializimin

Dalja jashtë për të ngrënë një akullore, picë, aperitiv, janë të gjitha gjëra për të cilat është e nevojshme të hiqni dorë nëse jeni gjithmonë të fiksuara për të humbur peshë. Në këtë mënyrë ju nuk do të kishit shoqëri, ndërsa botën jashtë jush nuk do ta njihnit edhe aq mirë.

Njerëzit nuk e vënë re çdo variacion të peshës tuaj

Nëse shkoni në palestër ose ndiqni dieta duke shpresuar që të viheni sa më shumë re nga të tjerët, duhet të dini se shumë pak prej tyre e dallojnë varietetin e peshës tuaj.

Lumturia nuk varet nga pesha

Këtë shprehje duhet ta fiksoni dhe ta përsërisni shumë shpesh: lumturia nuk varet nga pesha dhe kjo duhet të mjaftojë për të dashur vetveten.

Mendimi vetëm për dietat është krejtësisht një humbje e madhe kohe

Të njëjtën kohë që harxhoni duke menduar për dietat, mund ta shpenzoni për të dalë me shoqet, të bëni shopping ose të hani ndonjë akullore të mirë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button