Misteret e helmimit të Navalnyit, ndërron jetë një tjetër mjek që e kuroi
Bëhet fjalë për Rustam Agishev, shefin e Traumatologjisë në spitalin e qytetit Omsk. Mjeku 63 vjeçar sipas burimeve zyrtare vdiq nga pasojat e një iktusi të ndodhur në dhjetor, nga i cili nuk e mori dot veten.
Një ngjarje jo domethënëse në qoftë se një muaj më parë një tjetër koleg i tij mos të kishte ndërruar jetë, përgjegjësi i Urgjencës Sergey Maximishin. Mjeku nga më të rëndësishmit të atij spitali kishte vdekur në moshën 55-vjeçare nga një infarkti të papritur.
Maximishin, sipas zëdhënësit të Navalny-t, Leonid Volkov, ishte mjeku që mori përsipër liderin opozitar pasi u shtrua, dhe ishte ai që vendosi ta çonte në një gjendje kome si masë parandaluese, para se opozitari i Putin të transferohej në Gjermani, ku u rehabilitua. Navalny aktualisht ndodhet sërish në burg, pas kthimit në vendlindje.