☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 07 August 2026
S&P 500 7,710 ▼0.18%
DOW 53,885 ▼0.85%
NASDAQ 26,348 ▼0.06%
NAFTA 78.07 ▲1.01%
ARI 4,320 ▲0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
₿ CRYPTO
BTC $64,266 ▼ -0.41% ETH $1,898 ▲ +0.04% XRP $1.0192 ▼ -2.28% SOL $72.6000 ▼ -1.22%
S&P 500 7,710 ▼0.18 % DOW 53,885 ▼0.85 % NASDAQ 26,348 ▼0.06 % NAFTA 78.07 ▲1.01 % ARI 4,320 ▲0.47 % S&P 500 7,710 ▼0.18 % DOW 53,885 ▼0.85 % NASDAQ 26,348 ▼0.06 % NAFTA 78.07 ▲1.01 % ARI 4,320 ▲0.47 %
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
07 Aug 2026
Breaking
Bota

Misteri i anijes ruse që u fundos pranë brigjeve Spanjolle: a po çonte Moska reaktorë bërthamorë në Korenë e Veriut?

Një anije mallrash ruse, e cila dyshohet se transportonte komponentë për dy reaktorë bërthamorë të ngjashëm me ata që përdoren në nëndetëse, është fundosur në rrethana ende të paqarta rreth 60 milje larg brigjeve të Spanjës. Sipas një investigimi të CNN, anija Ursa Major u mbyt më 23 dhjetor 2024, pas një serie shpërthimesh në bord, duke ngritur dyshime për një operacion të mundshëm ushtarak perëndimor për të ndaluar transferimin e teknologjisë bërthamore ruse drejt Koresë së Veriut.

Anija ishte nisur zyrtarisht drejt Vladivostokut, në lindjen e largët të Rusisë, me një manifest që përmendte vinça, kontejnerë bosh dhe dy objekte të mëdha të përshkruara si “kapakë pusetash”. Por kapiteni rus, sipas autoriteteve spanjolle, u ka thënë hetuesve se këto objekte ishin në fakt komponentë për dy reaktorë bërthamorë të ngjashëm me ata të nëndetëseve. Ai nuk ishte në gjendje të konfirmonte nëse ato përmbanin karburant bërthamor.

Ngjarja ka marrë përmasa edhe më të dyshimta për shkak të aktivitetit ushtarak përreth zonës ku u fundos anija. Avionë amerikanë të specializuar për gjurmimin e mbetjeve bërthamore kanë fluturuar dy herë mbi zonë, ndërsa një anije ruse, e dyshuar për aktivitete spiunazhi, ka qëndruar mbi rrënojat e Ursa Major disa ditë pas fundosjes. Sipas burimeve të cituara nga CNN, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe shpërthime të tjera pranë vendit ku ndodhej anija në fund të detit.

Hetimi spanjoll ngre dyshime se anija mund të ketë qenë nisur drejt portit Rason në Korenë e Veriut, ku pritej të dorëzonte ngarkesën e ndjeshme. Kjo pistë lidhet me bashkëpunimin gjithnjë e më të ngushtë mes Moskës dhe Phenianit, sidomos pas dërgimit të trupave koreano-veriore në ndihmë të Rusisë në luftën kundër Ukrainës.

Pronarët rusë të anijes e kanë cilësuar incidentin si një “sulm terrorist të shënjestruar”, ndërsa autoritetet perëndimore nuk kanë dhënë një shpjegim zyrtar për atë që ndodhi. Sipas hetimit të cituar nga CNN, një nga pistat e shqyrtuara është përdorimi i një siluri të rrallë ose i një mine të vendosur në trupin e anijes, por ekspertët nuk janë të një mendimi mbi shkakun e saktë të shpërthimeve.

Për momentin, mbetet e paqartë nëse në bord kishte material radioaktiv. Qeveria spanjolle nuk ka njoftuar ndonjë rrezik rrezatimi përgjatë bregdetit jugor të vendit, ndërsa rrënojat e anijes ndodhen në një thellësi prej rreth 2,500 metrash, gjë që e bën rikuperimin e provave kryesore tepër të vështirë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.