☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 26 May 2026
S&P 500 7,505 ▲0.42%
DOW 50,380 ▼0.4%
NASDAQ 26,564 ▲0.83%
NAFTA 93.97 ▼2.72%
ARI 4,505 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069 EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069
₿ CRYPTO
BTC $76,028 ▼ -2.07% ETH $2,062 ▼ -3.41% XRP $1.3305 ▼ -2.34% SOL $83.4000 ▼ -3.32%
S&P 500 7,505 ▲0.42 % DOW 50,380 ▼0.4 % NASDAQ 26,564 ▲0.83 % NAFTA 93.97 ▼2.72 % ARI 4,505 ▼0.39 % S&P 500 7,505 ▲0.42 % DOW 50,380 ▼0.4 % NASDAQ 26,564 ▲0.83 % NAFTA 93.97 ▼2.72 % ARI 4,505 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069 EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069
26 May 2026
Breaking
roze

Misteri i dasmës së Taylor Swift dhe Travis Kelce, një event totalisht privat!

Taylor Swift dhe Travis Kelce pritet të kurorëzojnë shumë shpejt historinë e tyre të dashurisë, por çdo detaj rreth dasmës së shumëpërfolur vazhdon të mbahet në fshehtësi totale bën të ditur Page Six.

Këngëtarja 36-vjeçare dhe ylli i futbollit amerikan, gjithashtu 36 vjeç, thuhet se do të martohen gjatë kësaj vere, ndërsa fansat po përpiqen të zbulojnë çdo “shenjë” që Swift lë në publik, ashtu siç ka bërë gjithmonë me muzikën dhe jetën e saj personale.

Edhe pse qarkulluan lajme se çifti do të organizonte ceremoninë në New York më 3 korrik, burime pranë tyre thonë se dyshja po “luan” me thashethemet për të shmangur paparacët dhe për të ruajtur privatësinë.

“Ajo nuk është data e vërtetë e dasmës”, tha një burim pranë çiftit.

Sipas raportimeve, Taylor Swift po telefonon personalisht miqtë e saj për t’i ftuar në ceremoninë që pritet të jetë një nga eventet më të mëdha VIP të vitit.

Aktorja Zoë Kravitz raportohet se është e ftuar, edhe pse marrëdhënia e saj me Swift ka pasur “ulje-ngritje” kohët e fundit. Kravitz është fejuar së fundmi me Harry Styles, ish-partnerin e Taylor Swift.

Burimet bëjnë të ditur se Taylor dhe Travis po frymëzohen nga modeli i mikut të tyre të ngushtë, Ed Sheeran, i cili organizoi një dasmë sekrete në vitin 2018 me vetëm rreth 40 të ftuar.

“Plani është privatësi totale. Vetëm disa foto të përzgjedhura do të publikohen më pas”, u shpreh një burim.

Në listën e të ftuarve pritet të jenë emra të njohur si Selena Gomez, Gigi Hadid, Cara Delevingne, motrat Haim, si edhe Patrick Mahomes dhe bashkëshortja e tij Brittany.

Nga ana tjetër, organizimi i listës së të ftuarve nga ana e Travis Kelce duket më i vështirë për shkak të lidhjeve të shumta me ekipin e Kansas City Chiefs dhe botën e NFL.

Edhe familjarët e afërt të Kelce duket se nuk dinë shumë për ceremoninë. Kylie Kelce, bashkëshortja e vëllait të Travis, pranoi së fundmi në podcast-in e saj se nuk ka informacione në lidhje me dasmën.

“Nuk kam asnjë detaj. Asnjë fare.”

Taylor Swift dhe Travis Kelce janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar në botën e showbiz-it dhe sportit, duke e kthyer marrëdhënien e tyre në një histori dashurie që ka tërhequr vëmendje globale. Swift është një nga këngëtaret më të suksesshme në botë, ndërsa Kelce një nga yjet kryesorë të Kansas City Chiefs dhe i konsideruar ndër më të mirët në pozicionin e tij në futbollin amerikan.

Çifti u fejuan pas një lidhjeje që nisi në vitin 2023 dhe u konfirmua publikisht gjatë verës së vitit 2024.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.