🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,648 ▼1.41%
DOW 52,747 ▼0.21%
NASDAQ 26,011 ▼2.59%
NAFTA 98.92 ▲1.82%
ARI 4,060 ▼2.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,084 ▼ -4.18% ETH $2,366 ▼ -5.94% XRP $1.3125 ▼ -5.28% SOL $103.3600 ▼ -4.82%
S&P 500 7,648 ▼1.41 % DOW 52,747 ▼0.21 % NASDAQ 26,011 ▼2.59 % NAFTA 98.92 ▲1.82 % ARI 4,060 ▼2.18 % S&P 500 7,648 ▼1.41 % DOW 52,747 ▼0.21 % NASDAQ 26,011 ▼2.59 % NAFTA 98.92 ▲1.82 % ARI 4,060 ▼2.18 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Mjerimi i arsimit të lartë!

Nga Bajram Peçi

Brenga e madhe e “presorëve” në Shqipëri mori rrugën e zgjidhjes kur celula e Partisë Demokratike në arsimin e lartë, veshur me petkun e të ashtuquajtur sindikatë, vendosi të fillojë protestën, shoqëruar me ndërprerjen e orëve mësimore, “Rama ik”.

Si ide e tyre protestuese, i kanë rrënjët e nismës në dogmën berishiste të përçarjes dhe të programit politik të “mallkimit shqiptar”. Marrëdhëniet mes tyre, pres-orë dhe PD, shihen shkoqur se janë marrëdhënie vartësie. Ai që komandon në këto sindikata u shfaq dikush që ka qenë dhe është një zagar, qen gjahu i Sali Berishës.

Ekstremizmi radikal në politikë ngjet të jetë i njëjtë si veprim prej një shekulli. Nuk ndodh rishtazi dhe nuk është Shqipëria vendi shembull që rrëfen politizimin e trupit akademik në universitete, siç ngjet me orvatjen e kësaj sindikate politike. 95 vjet më parë, në vitin 1931, Musolini ja mbërriti të nënshtroj profesorët. Regjimi fashist ndërmori një nga hapat më të dhunshëm për përgjunjen totale të arsimit të lartë në Itali, duke detyruar të gjithë profesorët e universiteteve të bënin një betim besnikërie ndaj fashizmit.

Ky akt ligjor eliminoi lirinë akademike dhe i ktheu universitet në një vegël të propagandës fashiste. Rreth 1200 profesorë universitarë të Italisë, (aq kishte Italia 45 milionëshe atë botë, po kaq sa ka Shqipëria e 2026-tës!???) pothuajse të gjithë, u nënshtruan dhe e nënshkruan betimin për të mos humbur vendet e tyre të punës dhe karrierën. Ata që refuzuan, “Të Trembëdhjetë Otomanët”, siç i cilësoi fashizmi, që patën guximin të refuzonin hapur shantazhin politik, emra të shquar të fizikës, të historisë, të së drejtës, elita e profesorëve, u dëbuan menjëherë nga universitetet dhe vuajtën persekutimin nga regjimi.

Nëse ju, i nderuar lexues, merrni përsipër të dilni sot e të vërdalloseni nëpër sheshin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku “pres-orët” protestojnë, do ndesheni me të bijën e Saliut dhe bashkëshortin e saj, të cilët gardhohen prej emrash të njohur të nëpunësve politikë të ish administratës berishiste. Çfarë kanë bërë këta profesorë të arsimit të lartë?

Kanë lënë orët mësimore dhe duan që kryeministri të japi dorëheqjen. Shtrati ku e vendosin kërkesën është thjesht idealist, të cilin e paraqesin si thelbin e “revoltës”, si bazë nga do nisin reformën shoqërore-kupto: ardhjen në qeverisje të Sali Berishës me kuajt e tij të luftës, por pa zgjedhje, siç kushtetuta përcakton!

Ajo që gjithkujt i bie në sy është pakujdesia e organizatorëve për të shmangur ngjashmëritë e pamjes dhe të formës mes tyre (profesorëve) dhe celulës së Partisë Demokratike. Kësaj turme politike, nuk është se i janë bashkuar shumica, sepse nuk janë anëtarë të kësaj sindikate! Një pjesë tjetër e madhe janë distancuar. Ata që i janë bashkuar, për shkak të zellit të tepërt, nuk i kanë shpëtuar tundimit për t’u marrë me veprimtari që janë në shkelje dhe tejkalojnë caqet si të Kodit të Punës ashtu dhe të kodit profesional e moral të mësim-dhënësit.

Ka individë në popull, në PS, deputetë dhe madje grupe shoqërore, që shohin me dhimbje shkatërrimet prej bandave të frymëzuara nga Sali Berisha, që u janë nënshtruar ngasjeve, një mendësie që don të shohë patjetër dorëheqjen e Ramës. Atyre, është mbase rasti t’u tregosh rrëmujën politike e juridike të dorëheqjes. Përmendet rëndom kërkesa politike për qeveri teknike, term ky që nuk gjendet në asnjë tekst të së drejtës, të kushtetutës apo të çfarëdo dokumenti juridik. Është e paimagjinueshme të marrësh e të trajtosh dorëheqjen si mundësi për krijimin e një organi kaotik, parazit, “Qeveri teknike”.

U pa para disa vjetësh se si qeveria teknike nuk ishte gjë tjetër përpos se një grusht ministrish e institucionesh, që detyrë kryesore, me të cilën mbushnin ditën, ishin qoka emërimesh, shpërblesa këto për pjesëmarrje në protesta. Ideja e qeverisë teknike, gjetja kjo më idiote për drejtimin e shtetit, jeton në kokat e turbullta të listës së pritjes për punësim prej PD-së dhe shefit të saj. Afërmendsh, që një sajesë e tillë prish vazhdimësinë, funksionimin e aparatit administrativ, ndjekjen e detyrave operative për drejtimin e vetë shtetit.

Dorëheqja është një akt qytetar që nuk diktohet, por vetmerret sipas rrethanave, ndërsa qeveria teknike që kërkonte një eksponent i PD-së, që pason sipas tij dorëheqjen, mund të jetë një ushqim i vogël qetësues për opozitën!

“E vogël është miza-është një thënie popullore-por barkun ta prish!”. Ndoshta opsioni për të shkuar në zgjedhje do ishte më i përshtatshëm. Kështu merr rrugë si qeverisja ashtu dhe kërkesa “Rama ik”, shihet me kë është shumica, të cilës kushtetuta i jep të drejtën të formojë qeverinë dhe të qeverisë? Opozita dhe vete profesorët janë kryekëput të pa qartë se çfarë kërkojnë, veç “Rama ik”; ata nuk kuptohen, madje nuk u njihen as shtysat nga të cilat nxiten të veprojnë kur përkrahin ushtrimin e dhunës mbi kryeqytetin e drobitur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.