⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 17 Nëntor 2026
S&P 500 7,417 ▼1.92%
DOW 51,608 ▼1.41%
NASDAQ 24,510 ▼2.49%
NAFTA 86.37 ▲0.76%
ARI 3,863 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
₿ CRYPTO
BTC $65,019 ▲ +1.07% ETH $1,822 ▲ +0.85% XRP $0.9751 ▲ +2.3% SOL $73.9500 ▲ +3.83%
S&P 500 7,417 ▼1.92 % DOW 51,608 ▼1.41 % NASDAQ 24,510 ▼2.49 % NAFTA 86.37 ▲0.76 % ARI 3,863 ▲0.26 % S&P 500 7,417 ▼1.92 % DOW 51,608 ▼1.41 % NASDAQ 24,510 ▼2.49 % NAFTA 86.37 ▲0.76 % ARI 3,863 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
17 Nën 2026
Breaking
Politika

Modeli i Prokurimeve të Përqendruara, Rama: Diella mbikëqyr procesin, do reduktojë kostot dhe burokracitë! Prokurimet pa ga

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimin e modelit të ri të Prokurimeve të Përqendruara, një sistem që synon rritjen e transparencës dhe sigurisë, uljen e kostove ekonomike dhe eliminimin e burokracive për institucionet publike dhe sipërmarrjen.

Rama deklaroi se sistemi i ri i prokurimit, përmes Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, do të shërbejë si mekanizëm për të planifikuar dhe realizuar në kohë prokurimet publike.

“Ky është një transformim i strukturës së pushtetit ekzekutiv lidhur me eficencën e prokurimeve publike dhe ka në dispozicion një strukturë të specializuar, që po integrohet në sistemin europian të prokurimeve dhe, nga ana tjetër, po merr ekspertizë të nivelit të lartë nga institucione të ngjashme.

Nga ana tjetër, ambicia jonë është që prokurimi publik të mos jetë thjesht një kapitull i përmbushur në procesin e anëtarësimit në BE, por të jetë një model ekselence dhe inovacioni për këtë pjesë të botës ku ne jetojmë”, tha Rama.

Rama theksoi se modeli i ri do të kombinojë arkitekturën ligjore europiane, centralizimin strategjik përmes Operatorit të Blerjeve të Përqendruara dhe përdorimin e Inteligjencës Artificiale në analizën e riskut, hartimin e dokumentacionit dhe zhvillimin e procedurave.

“Një model që do të kombinojë arkitekturën ligjore europiane, centralizimin strategjik përmes Operatorit të Blerjeve të Përqendruara të sistemit të prokurimeve dhe AI në analizën e riskut dhe hartimin e dokumentacionit dhe lehtësimin e procedurës. Sot ne jemi gati të nisim punën për ndërtimin e sistemit të ri të prokurimit elektronik, që është një sistem unik jo vetëm në Shqipëri, por shumë më gjerë se kaq, ku Inteligjenca Artificiale do të flasë gjuhën e çdo grupi interesi që e ka të lidhur aktivitetin e tij me aksesin në prokurimet publike të vendit”, tha ai.

Sipas Ramës, sistemi i ri do t’u ofrojë bizneseve më shumë qartësi dhe transparencë, ulje të kostove dhe reduktim të burokracisë. Ai bëri të ditur se mbi 40 regjistra publikë do të jenë të aksesueshëm me një klikim, duke reduktuar kohën dhe burimet njerëzore që bizneset shpenzojnë për procedurat.

“Për sipërmarrjen do të ketë më shumë qartësi, transparencë dhe ulje të kostove dhe eliminim masiv të burokracisë. Mbi 40 regjistra publikë do të jenë aty për t’u hapur me një klikim, duke reduktuar kohën dhe burimet njerëzore të bizneseve. Ky do të jetë një revolucion i mirëfilltë edhe për hartimin e specifikimeve teknike, përllogaritjen e fondeve limit, teknikën e shqyrtimit të ofertave dhe vlerësimin e tyre, pasi të gjitha këto do të jenë nën mbikëqyrjen e Diellës dhe ajo do të ofrojë zgjidhje për të gjitha hallkat e këtij procesi”, tha Rama.

Rama foli edhe për nivelin e prokurorimeve pa garë, që 15 vite më parë ishin gangrenë e administratës.

“Më 2012, para se të merrnim detyrën, prokurimet pa garë ishin 31%, kurse tani janë evtëm 2,4% dhe ishte e pamenduar”, tha ai mes të tjerash.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.