☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.50 ▲0.42%
ARI 4,465 ▲1.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,093 ▼ -1.16% ETH $2,148 ▼ -0.61% XRP $1.4099 ▼ -1.97% SOL $90.0300 ▼ -1.92%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.50 ▲0.42 % ARI 4,465 ▲1.31 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.50 ▲0.42 % ARI 4,465 ▲1.31 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Modernizim vaditjes, Rama: Fermerë, paraqisni projekte për kredi

Bashkëbisedimin me fermerët, kryeministri Rama e vazhdoi me Lushnjen ku dha detaje mbi fondin kombëtar të garancisë. 300 milionë euro do të shkojnë për bujqësinë në 3 vitet e ardhshme, në bashkëpunim me BERZH dhe bankat e nivelit të dytë. 50 milionë janë të gatshme për t’u lëvruar që këtë vit, nëse paraqiten projektet e duhura.

“Ka një pjesë të Fondit që garanton interesat. Ata që do të marrin kredi nga bankat, në një pjesë të tyre, sipas projekteve, do t’i kenë ato pa interes, sepse interesat do t’i garantojë shteti”, tha Kryeministri.

Për të ndihmuar fermerët për hartimin e projekteve, kryeministri tha se po ndërtohen sportelet unike. Por kjo nuk është e vetmja paketë financiare ndihmëse për fshatin.

“Kemi një sistem ujitje e kullimi primitiv. Ndërkohë që sistemi që do të fillojë të instalohet në këtë pellg dhe që do të përfshijë zonën e Divjakës, një pjesë të mirë të Lushnjës, një pjesë të Roskovecit dhe një pjesë të Fierit, është një sistem i ujitjes i mbuluar, në mënyrë që të mos kemi problem në të ardhmen me llumëra, dhe të kemi një administrim shumë më të mirë të ujit që vjen për ujitje”, tha Rama.

Në këtë projekt qeveria po bashkëpunon me Bankën Botërore. Lidhur me titujt e pronësisë kryeministri tha se në të gjitha bashkitë është hapur procesi për të dhënë tapitë për tokën dhe se do të cohet me shpejtësi përpara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.