Politika

Mogherini: Shqipëria ka një perspektivë të qartë evropiane

Kryeministri Edi Rama është takuar sot  me përfaqësuesen e Lartë të BE për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, me të cilën diskutoi mbi të ardhmen europiane të vendit tonë, si dhe punën e qeverisë shqiptare dhe reformat e ndërmarra për të përmbushur 5 prioritetet që e afrojnë Shqipërinë edhe më shumë me Bashkimin Europian.

rama-mogeriniShefi i qeverise shqiptare ndodhet  ne Bruksel  në Samitin për Ballkanin  organizuar nga Komisioni Europian.

Pas takimit, Mogherini theksoi se u diskutua mbi zhvillimet politike në vend dhe reformat qe Shqipëria po ndërmerr, veçanërisht pas dhënies së statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian vitin e kaluar.

Mogherini u shpreh se, “Shqipëria ka një perspektivë të qartë evropiane dhe sot diskutuam për rrugën e saj në këtë proces . Përfaqësuesja e Lartë e BE, përshëndeti, “angazhimin e fuqishëm të kryeministrit Rama në rrugën evropiane të Shqipërisë, duke përfshirë punën e nevojshme me reformat.

“Ne gjithashtu folëm për dimensionin rajonal dhe unë shprehu vlerësimin për përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë për të qenë një partner konstruktiv në rajon dhe më gjerë”, tha Mogherini.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button